katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    23 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    23 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    23 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    23 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    23 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    23 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga jeta familjare, fëmijët e deri te moda, Richard Gere në një rrëfim frymëzues
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Nga jeta familjare, fëmijët e deri te moda, Richard Gere në një rrëfim frymëzues

Last updated: 16/04/2024 10:24 PM
188 Shikime
Shpërndaje

Aktori i famshëm Richard Gere ka dhënë një intervistë për Vanity Fair. Nga jeta familjare tek lufta në Gaza apo marrëdhënia me modën, aktori i preferuar i të gjithë brezave është rrëfyer për herë të parë pas kaq kohësh.

Ai qëndron larg Hollivudit dhe rrobat ia blen gruaja e tij Alejandra, të cilën e takoi në Positano dhe ajo “nuk e dinte se kush ishte ai”. Me të ai ndan përkushtimin martesor, filozofinë e jetës dhe një familje të gjerë. Richard Gere do të zhvendoset për të jetuar në Spanjë dhe ka treguar në këtë intervistë disa detaje rreth jetës së tij.

A shikoni filma kohët e fundit?

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

“Të jem i sinqertë, nuk dalim shumë. Kemi tre fëmijë të vegjël. Një 11 vjeç, një 5 vjeç dhe një 4 vjeç, kështu që rreth orës 9 e gjysmë të mbrëmjes ne të gjithë flemë, dhe nëse shikojmë diçka është në televizorin e madh që kemi në shtëpi.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A e rishikoni ndonjëherë punën tuaj?

“Asnjëherë. Pasi filmi mbaron, nuk e shikoj më. Nuk më pëlqen shumë ta shoh veten në ekran, më vë në siklet”.

Nuk i shikoni as me Alejandran (gruaja) apo Homer(djali i madh)?

“Jo, asnjëri prej tyre nuk ka parë shumë nga filmat e mi. Në fakt, mendoj se kur u takuam ajo (Alejandra) nuk e dinte se kush isha unë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra, djali juaj nuk e ka idenë se çfarë lloj ylli jeni?

“Ai nuk mendon për këtë. Dhe pastaj e ka shumë të vështirë të më shohë në ekran, sepse edhe nëse luaj një personazh ekstrem, unë jam babai i tij dhe ai e ka të vështirë të identifikohet me historinë. Ai vetë sapo ka filluar të aktrojë. Ai është i interesuar papritmas dhe duket se i pëlqen. Tani ai ka filluar të shkruajë dhe të drejtojë filma të vegjël”.

A ka edhe ai një talent për muzikë si ju? (Gere luan disa instrumente dhe filloi të vihej re si muzikant përpara se të kthehej në aktrim, red.)

“Po! Dhe kjo erdhi edhe nga ai. Një nga rregullat në shtëpinë time është që duhet të zgjedhësh një instrument dhe të mësosh t’i biesh, kështu që ai filloi të luante piano që kur ishte i vogël. Ai e bëri për dy vjet dhe më pas ndaloi, por unë i thoja vazhdimisht se duhej të zgjidhte një dhe ai kaloi në bateri, e cila gjithashtu nuk zgjati shumë. Megjithatë, nja dy vjet më parë, ai filloi të luante me grupin e tij në universitet dhe tani është këngëtar në një grup punk.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jeta e aktorit Geres ka qenë në Nju Jork që kur u martua me Alejandran. Këtyre gjashtë viteve, duhet t’u shtojmë edhe 20 vitet që kur aktori nuk frekuentoi Hollywood-in.

 “Kur dëgjoj fjalën Hollywood, gjëja e parë që mendoj është se është diçka e huaj për mua. Unë nuk kam jetuar në Kaliforni për një çerek shekulli, as gjatë gjithë asaj kohe nuk kam xhiruar ndonjë film në Los Angeles. Unë punoj në produksione shumë të pavarura dhe kam një djalë që tani është 24 vjeç, të cilin nuk doja ta lija vetëm. Unë kam ende shumë miq në industri, por rrethi im më i ngushtë janë njerëzit që janë afër meje”.

“Siç e dini, unë jam budist dhe mësuesit e mi budistë janë të jashtëzakonshëm. Ekziston një element shumë i rëndësishëm i fesë sonë që quhet “mençuria barazuese”. Ekziston (dhe është shumë i përhapur) besimi i gabuar se ata që janë afër nesh janë të rëndësishëm, ndërsa ata që janë larg nesh jo; dhe është e pakuptimtë. Është një shtrembërim i rrezikshëm që pësojmë, sepse, për më tepër, barazia duhet të na barazojë edhe me kafshët dhe shpirtrat e padukshëm. Ne jemi të gjithë të barabartë në dëshirën tonë për lumturi. Dhe sa më shumë të arrijmë ta konsiderojmë veten të barabartë në këtë kuptim, ta duam njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për të gjitha qeniet, aq më mirë do të jetë jo vetëm për ne, por për të gjithë universin”.

Pavarësisht se ka qenë një ikonë e stilit në vitet ’80, me pamjen e tij të paharrueshme Armani në American Gigolo, Gere nuk duket shumë i interesuar për veshjet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk kam as më të voglën marrëdhënie me modën”, rrëfen ai. “Nuk e kam pasur kurrë dhe nuk më intereson. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të vlerësoj një pëlhurë apo pulovër të bukur, sigurisht. E kam një të tillë prej kashmiri, një bluzë, xhinse dhe xhup, asgjë të veçantë… por nuk kam asnjë sens mode.

I thashë fotografëve se do të provoja çfarëdo që të propozonin, por deri në një pikë të caktuar. “Nëse mendoj se është krejtësisht qesharake, nuk do ta bëj,” i paralajmërova ata, por ata donin të luanin. Provuam disa gjëra të ndryshme, megjithëse gjithmonë preferoj që rrobat të jenë të parëndësishme”. Gruaja e tij konfirmon: “Moda e tij jam unë. I blej rroba, se është e vërtetë që nuk i intereson. Na kujtohet gjithmonë personazhi që ai projekton në filmat e tij, aq elegant. Nuk është saktësisht e kundërta, por është e vërtetë që preferon rehatinë dhe në fakt ka nevojë për shumë ndihmë për të mbushur garderobën. Kur bëhet fjalë për blerjet, është pak shtytje dhe tërheqje për të, megjithëse ai ende pëlqen të dalë për të blerë gjëra për mua ose të thotë fjalën e tij kur shkojmë në një event. Dhe më pas ka raste që i pëlqejnë veshjet e filmave që bën, gjëra nga Armani, Brioni, Loro Piana… Gjithmonë mban diçka si kujtim”.

Gere ka folur edhe për luftën në Gaza ku ka përmendur edhe një mikun e tij që po ndihmon duke dërguar ushqime në zonën e konfliktit.

“Kriza që po ndodh atje është e tmerrshme. Ne mund të gjejmë fajtorë kudo, por ajo që po ndodh me civilët është zemërthyese: ka gra, fëmijë dhe të moshuar që thjesht përpiqen të mbijetojnë edhe një ditë dhe mendoj se nëse mund të bëjmë diçka për t’i ndihmuar ata, ne duhet ta bëjmë atë”, është shprehur ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aktori ka folur edhe për një përplasje që ka patur me ish ministrin Italian Mateo Salvini, kur ky i fundit nuk pranoi një anije me 147 emigrantë të futeshin në Itali.

“Në ato orë nuk mund të ndaloja së menduari se çfarë do të kishte bërë Krishti në një situatë të tillë, dhe fakti është se Krishti i mirëpriti të gjithë si fëmijë të Zotit, të gjithë. Ai nuk do të thoshte: “Shpëtoni vetëm njerëzit e bardhë, popullin italian ose popullin e krishterë”. Mua më duket mjaft qesharake. Unë kam qenë në varka dhe personalisht kam takuar shumë refugjatë dhe migrantë; Kam pasur rastin të dëgjoj historitë e tyre dhe mendoj se është shumë e vështirë të mos i shohësh si qenie njerëzore të barabartë me ne. Unë do të kërkoja dhe do të shpresoja që ata  që kanë përgjegjësi qeveritare të kalojnë pak kohë me ta, të kuptojnë situatën dhe të mos i demonizojnë. Sigurisht që ne kemi të njëjtin problem në SHBA, me njerëz të çmendur si Trump që duket se i urrejnë të gjithë ata që nuk janë të bardhë dhe të lidhur kulturalisht me të, por bota nuk funksionon kështu. Ne jemi të gjithë në këtë rrugëtim së bashku. Ndjenja jonë e sigurisë, lumturia dhe suksesi ynë duhet të jenë universale. Ka një gjë shumë të bukur që Papa ka thënë shumë vite më parë: “Ne nuk ndërtojmë mure, ne ndërtojmë ura”. Sot kriza vjen kryesisht nga ata që vijnë nga Afrika, por herët a vonë do të ketë të tjera në drejtim të kundërt. Të gjithë do të kemi momentet tona të vështira dhe është përgjegjësia jonë të kujdesemi për njëri-tjetrin. Kushton më shumë të mos ndihmosh sesa të ndihmosh.”

Në fund aktori  i fashëm ka rrëfyer edhe për shpërnguljen në Spanjë.

“Unë u martova me një spanjolle. Për mua, të shkoj në Madrid do të jetë një aventurë e madhe, sepse nuk kam jetuar kurrë me kohë të plotë jashtë Amerikës. Dhe mendoj se do të jetë edhe për fëmijët e mi. Do të jetë e mrekullueshme që Alejandra të jetë më pranë familjes së saj. Ajo ishte shumë bujare duke më dhënë gjashtë vite jetë në botën time, kështu që mendoj se është e drejtë që t’i jap të paktën gjashtë të tjera në botën e saj. Në çdo rast, unë e dua Spanjën dhe mendoj se stili i jetesës, si ai italian, është fantastik. Kështu që mezi pres të shkoj”, tregoi ai.

Përshtati:Living

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:aktorfamiljaHollywoodRichard Geretop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Matthew McConaughey thotë se atësia e bëri aktor më të mirë
Artikulli i ardhshëm Sa ndikojnë ushtrimet për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

79 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?