katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    3 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    4 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    5 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    10 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    11 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    12 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    3 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    9 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    12 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    9 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Maestro Baki Jashari po mbyll kapitullin 18-vjeçar si drejtor i Filharmonisë së Kosovës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Maestro Baki Jashari po mbyll kapitullin 18-vjeçar si drejtor i Filharmonisë së Kosovës

Last updated: 17/04/2024 11:06 AM
205 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha Ditore

“Çdo vit kemi ecur lart e më lart falë insistimit të menaxhmentit të Filharmonisë. Ka pasur zhvillime më të ngadalshme sesa që i kam menduar. Ka mbetur ende shumë që të bëhet, sidomos në infrastrukturë”, ka thënë të martën maestro Baki Jashari, i cili mbyll kapitullin e tij 18-vjeçar si drejtor i Filharmonisë së Kosovës.

“Po përfundoj mandatin në periudhën më të mirë të institucionit, por ka edhe shumë për të bërë”, ka thënë ai, shkruan KOHA.

Të premten e kësaj jave Baki Jashari do të përmbyllë 18 vjet si drejtor i institucionit më të lartë muzikor në vend, Filharmonisë së Kosovës. Mandati i gjashtë është edhe i fundit në krye të Filharmonisë për dirigjentin e kompozitorin. Në vitin 2006 kur e ka marrë këtë pozitë, Filharmonia ishte diçka midis institucionit a një ansamblit ku instrumentistë mysafirë ishin shumicën.  Të përhershmit nuk ishin të tillë juridikisht por të angazhuar përkohësisht, përderisa programi nuk shkonte përtej një formacioni muzikor gati se krejt lokal. 

Mundesh me e lexu edhe…

Të martën Jashari është pritur nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në takimin e sotëm e falënderova për kontributin jetësor në skenën e muzikës klasike dhe atë 18-vjeçar në forcimin e institucionit të Filharmonisë. Deri në shpalljen e konkursit të rregullt, si ushtrues detyre i drejtorit të Filharmonisë së Kosovës është emëruar Dardan Selimaj, zyrtar i brendshëm i këtij institucioni”, ka njoftuar ministri Çeku. 

Praktikisht Dardan Selimaj, aktualisht menaxher i institucionit, do të jetë ushtrues detyre nga e hëna e javës që vjen. 

Nëpërmjet një bisede të shkurtër telefonike, drejtori Baki Jashari ka thënë se institucionin e ka gjetur “në një gjendje shumë modeste”. 

“Nuk ka qenë shumë filozofi në atë kohë që të zbulohet se cili do të duhej të ishte vizioni. Ka qenë imponim i kohës konsolidimi në drejtim të një institucioni kredibil me fizionomi të qartë programore. Fillimisht ka pasur sfida të mëdha me kuadrin alarmant deficitar. Ky ka qenë synimi kryesor: ngritja e kuadrit vendor që do t’i zëvendësonte prurjet nga rajoni”, ka thënë ai. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka kujtuar se më 2006 është dashur që për koncerte të angazhonin plot 34 instrumentistë nga Filharmonia e Maqedonisë Veriore krahas 21 apo 22 instrumentistëve vendorë. Ka tregtuar se tash i huazojnë 3 ose 4 instrumentistë në krahasim me 60 të tjerë që tashmë janë të përhershëm. Telashe kanë me staf për instrumente si obo dhe eventualisht kontrafagot, harpë e kontrabas. Por krahas kësaj, sfidë ka qenë ngritja e nivelit të programit dhe shtimi i publikut. 

“Është dashur shumë mund që të tria këto synime të zhvillohen paralelisht. Sfidat kanë qenë të mëdha në anën legjislative, infrastrukturore dhe financiare. Buxheti në fillime ka qenë shumë modest dhe nuk ka mundësuar aktivitet me kualitet më të lartë”, ka thënë Jashari. Sipas tij, me rritjen e kapacitetit të kuadrit profesional janë hapur edhe mundësitë programore pasi pa një orkestër të kompletuar ka qenë e pamundur që kërkesat programore të jenë më të larta. 

“Krahas veprave më madhore të repertorit botëror kemi pasur synim edhe veprat vendore. Çdo vit kemi rritur apetitet tona në program dhe me kalimin e viteve kemi arritur suksese të konsiderueshme në lëvrimin e literaturës kryesore botërore.  Çdo vit kemi pasur dirigjentë dhe solistë të kategorive të larta. Kjo është bërë edhe në bashkëpunim me festivalet vendore”, ka thënë ai.  

Ka kujtuar se më 2011 është bërë një hap domethënës në stabilizimin juridik të stafit artistik pasi deri atëherë ishin me angazhim të përkohshëm. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Më pas mund të flasim vazhdimisht për ngritje. Çdo vit kemi ecur lart e më lart falë insistimit të menaxhmentit të Filharmonisë. Ka pasur zhvillime më të ngadalshme sesa që i kam menduar. Ka mbetur ende shumë që të bëhet sidomos në infrastrukturë”, ka thënë ai. Sipas tij, zhvillimet e viteve të fundit kanë qenë shumë domethënëse. 

“Ligji i pagave nënkupton stabilitet më të madh institucional. Po përfundoj mandatin në periudhën më të mirë të institucionit, por ka edhe shumë për të bërë”, ka thënë ai. Jashari në kuptimin artistik të udhëheqjes së institucionit do ta mbyllë mandatin në korrik, kur edhe do të jepet koncerti i fundit për këtë sezon, nën dirigjimin e tij. 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Dardan Seliamj, ka thënë se nga ana programore, programi i këtij viti është i aprovuar dhe në këtë fazë e rëndësishme është mbajtja e kontinuitetit dhe vazhdimi i bashkëpunimi me akterë të rëndësishëm të skenës së muzikës klasike në vend e jashtë vendit. 
“Bashkë me kolegët e dy njësive (Orkestrës dhe Korit) gjatë kësaj periudhe transitore do të kontribuojmë në reformën organizative të Filharmonisë së Kosovës së cilës i ka hapur rrugë Ligji i ri për Artin dhe Kulturën, kjo në shërbim të krijimit të kushteve edhe më të favorshme për zhvillimin e Filharmonisë në vitet në vijim”, ka thënë ai./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Baki JashariDrejtor i FilharmonisëFilharmoniahajrullah cekulajme të miratophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot ndeshjet që përcaktojnë gjysmëfinalistët e dytë në Ligën e Kampionëve
Artikulli i ardhshëm ICK po sjell edicionin e parë të “AI Startup – Regional Accelerator Camp” në Prishtinë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

6 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

26 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?