katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    10 hours ago
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
    15 hours ago
    Doganat e Ballkanit Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin për tregti pa pengesa
    15 hours ago
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    5 hours ago
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
    14 hours ago
    Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon
    17 hours ago
    Turizmi në rritje: ASK flet për më shumë vizitorë gjatë vitit 2024
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    5 hours ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    17 hours ago
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    2 days ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 day ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 day ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Kosova më moderne se Polonia” – studentja polake e Fakultetit Juridik të UP-së
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Kosova më moderne se Polonia” – studentja polake e Fakultetit Juridik të UP-së

Last updated: 09/04/2025 10:32 AM
64 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo.com

Weronika Knowska është njëra nga gjashtë studentët ndërkombëtarë që po studiojnë në programin master të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës – “Të drejtat e njeriut, e drejta penale ndërkombëtare dhe drejtësi tranzicionale”, i cili ligjërohet në gjuhën angleze.

“A ndihesh e sigurt këtu në Kosovë? Kjo është diçka që unë jam duke pasur shumë biseda kur të dalë nga Kosova dhe them: hej, kjo [Kosova] është më moderne se Polonia, më shumë rinore se Polonia dhe ndihem e sigurt këtu p.sh si një grua duke ecur natën, sesa në shumë shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian”, kështu u përgjigjet të tjerëve Knowska, kur e pyesin për qëndrimin e saj në Kosovë.

Por kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçarja nga Polonia po qëndron në Prishtinë.

Mundesh me e lexu edhe…

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’

Ajo ka punuar në kryeqytetin kosovar me njerëzit e saj që nga viti 2022. Ajo banon në një apartament me qira në lagjen “Tophane” të kryeqytetit, megjithëse tha se kanë pasur mundësinë që t’i shfrytëzojnë konviktet në Qendrën e Studentëve të UP-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Knowska ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës në Poloni, pastaj ka studiuar përmes programit Erasmus një vit në Athinë të Greqisë, ka një titull master në marrëdhënie ndërkombëtare, është hulumtuese dhe ka shtatë vjet që punon në sektorin joqeveritar me refugjatë dhe të rinj. Për momentin, ajo është duke specializuar në dezinformimin rreth migrimit.

Knowska e kishte kuptuar për mundësinë për të studiuar master në UP sa kishte qenë duke udhëhequr një trajnim të OJQ “Youth Initiative of Human Rights” në Prizren që kishte të bënte me shkëmbimet në mes serbëve dhe kosovarëve.

“Duke punuar këtu në Kosovë e kam kuptuar se mund të kem njohuri praktike kur bëhet fjalë për njerëz të ndikuar nga lufta, por çka mungon në karrierën time akademike, përvojën time akademike janë njohuritë për të drejtën penale ndërkombëtare si më shumë njohuri teorike në drejtësi tranzicionale” – ka thënë Knowska.

Programi i Fakultetit Juridik sipas Knowskas është në një vend ku mund të shohësh moderimin e konfliktit dhe proceset e drejtësisë tranzicionale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Weronikan “koha në Ballkan shkon më ngadalë sesa në Europën Perëndimore”, për këtë ajo thotë se për shumë gjëra duhet të presin më shumë ose duhet ta forcojnë vetën me durim. Krahasuar me mënyrën e studimit në Universitetin e Varshavës, Knowska e vlerëson më shumë atë të UP-së.

“Kur flasim për përmbajtjen unë jam shumë e kënaqur përderisa në Poloni, po ashtu në Greqi, studimet dhe procesi i mësimit bazohet më shumë në ligjëratë, përderisa këtu është më shumë bazuar në bisedë dhe për mua si person që vjen nga sistemi joformal i edukimit është diçka shumë e rëndësishme, sepse për të mësuar ne në fakt duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin” – tha Knowska.

Ajo kishte takuar kosovarët më parë dhe kishte dëgjuar se Kosova është një vend i bukur, vend rinor dhe shumë mikpritës. Kurse, njerëzve të saj sigurohet t’u tregojë se nuk ka më luftë në Kosovë.

“Por, kur flas me njerëz në Poloni apo shtete të ndryshme ose kur shoqëria më vizitojnë këtu p.sh për natën e Vitit të Ri shokët e mi erdhën këtu nga Hungaria dhe Italia dhe familjet e tyre ishin të tmerruar se po vinin në një zonë lufte, sepse duket sikur të ‘90-ta kanë ngecur shumë në perspektivën perëndimore për Kosovën dhe duket sikur ka ende luftë në Kosovë” – ka treguar Knowska.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për literaturën në Fakultetin Juridik të UP-së, Knowska tha se nuk kanë probleme, pasi shumica e librave janë në gjuhën angleze dhe sipas saj, edhe ligji në Kosovë është në gjuhën angleze, kështu që e konsideron si shumë të qasshëm.

“Çka kam pasur problem është se dua shumë ta mësoj gjuhën shqipe dhe është shumë e vështirë për të gjetur burime në dialektin gegë për të praktikuar dhe mësuar diçka” – tha Knowska.

Ajo tha se do t’ua rekomandonte shoqërisë së saj të vinin në Kosovë, jo vetëm për të studiuar. Sipas saj, Kosova është një vend i përballueshëm sa i përket aspektit financiar për ata që vijnë nga shtetet e BE-së.

“Për personat që do ta konsideronin këtë program, mendoj se çka do të ishte po ashtu e rëndësishme është se është shumë fleksibil dhe nuk ke nevojë të heqësh dorë në karrierën tënde për një vit dhe ta pezullosh për të qenë këtu. Ne zakonisht kemi orë mësimi të qasshme për njerëzit që kanë punë ditore” – ka shtuar Knowska.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç këtij programi ku studion Knowska, Avni Puka, dekan i Fakultetit Juridik në UP ka thënë se në mandatin e tyre të menaxhmentit kanë edhe programin tjetër në gjuhën angleze – “Studime të avancuara evropiane”.

Sipas Pukës, në programin “Të drejtat e njeriut, e drejta penale ndërkombëtare dhe drejtësi tranzicionale” janë edhe 20 studentë vendor, kurse të angazhuar 10 profesorë vendor e 15 ndërkombëtarë nga universitete prestigjioze.

Studentët në këtë program përfitojnë bursë mujore në vlerë 500 euro në muaj, akomodim në konvikt pa pagesë, praktikë dhe një deri dy aktivitete studimore jashtë Kosovës.

“Meqenëse jemi vend i dalur nga lufta, ka qenë si detyrim i joni që në rolin nga perspektiva akademike ta adresojmë të kaluarën dhe një hap të parë ne kemi bërë me këtë program master që është qe dy vite i akredituar” – ka thënë Puka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dekani Puka tha se “synojmë përmes kësaj, Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik po edhe Kosovën ta bëjmë si referencë nesër të studimit, të hulumtimit të kësaj fushe, sepse ka të bëj me të kaluarën tonë”. Ai ka treguar se janë në komunikim intensiv  me shumë partnerë për krijimin e Qendrës për studimin e gjenocidit, holokaustit dhe drejtësisë tranzionale.

Në përmbajtjen e programit, përveç drejtësisë tranzicionale, Puka ka treguar se përfshihen: krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidit, jurispodencën e gjykatave ndërkombëtare për krimet kundër të drejtës ndërkombëtare, shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut.

Në këtë program vitin e kaluar kanë studiuar 10 studentë ndërkombëtarë të rregullt nga Serbia, Spanja, Turqia dhe pjesa tjetër nga Afrika Gana, Egjipti, Sudani Jugor, Nigeria.

Ndërsa këtë vit Puka tha se studentët janë nga Franca, Holanda, Polonia, Rumania, Maldive dhe ishujt e Australisë./Kallxo.com/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:BeFakulteti Juridikpeopletop4tophome1UpWeronika Knowska

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Leonora Mehmetaj Hajdini – një emër i njohur në fushën e transformimit digjital
Artikulli i ardhshëm Barça favorite ndaj Dortmundit, Parisi ndaj Villas

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeopleSporti n'Katror

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

13 Shikime
People

Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri

24 Shikime
People

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?