katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    11 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    11 hours ago
    IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë këshillat
    11 hours ago
    Fundjavë me diell – maksimalja 40°C
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    9 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    9 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    11 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    1 day ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    11 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    9 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 day ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kush e zgjedh papën e ri?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kush e zgjedh papën e ri?

Last updated: 21/04/2025 12:42 PM
74 Shikime
Shpërndaje
Foto: PA Media

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pas 12 vitesh si udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike Romake.

Contents
Cili është roli i Papës?Çfarë ndodh kur Papa vdes?Kush e zgjedh Papën e ri?Si zgjidhet Papa dhe çfarë është konklava?Si bëhet publik vendimi për Papën e ri?

Vdekja e tij ka vënë në lëvizje procesin shekullor për zgjedhjen e një Pape të ri, shkruan BBC, përcjell Katror.info.

Cili është roli i Papës?

Papa është udhëheqësi më i lartë shpirtëror i Kishës Katolike. Katolikët romakë besojnë se ai përfaqëson një vijë të pandërprerë trashëgimie që shkon deri te Jezu Krishti. Ai konsiderohet pasardhësi i gjallë i Shën Pjetrit – dishepulli më i afërt i Krishtit dhe udhëheqësi i parë i Kishës.

Mundesh me e lexu edhe…

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

Si i tillë, Papa ka autoritet të plotë mbi mbarë Kishën Katolike dhe është figurë qendrore për rreth 1.4 miliardë katolikë në gjithë botën. Mësimet dhe qëndrimet e tij ndikojnë drejtpërdrejt në doktrinën dhe praktikat fetare të besimtarëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse katolikët e konsultojnë shpesh Biblën për udhëzime shpirtërore, ata i drejtohen gjithashtu mësimeve të Papës për të kuptuar më mirë besimin dhe mënyrën e jetesës sipas fesë.

Sot, rreth gjysma e të gjithë të krishterëve në botë janë katolikë romakë. Ndërkohë, degë të tjera të krishterimit – si protestantët dhe ortodoksët, nuk e njohin autoritetin e Papës.

Papa jeton në Vatikan, shteti më i vogël dhe më i pavarur në botë. Ai ndodhet brenda kryeqytetit italian, Romës.

Papa nuk merr pagë, por të gjitha shpenzimet e tij të udhëtimit dhe jetesës mbulohen nga Vatikani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë ndodh kur Papa vdes?

Funerali i Papës ka qenë tradicionalisht një ceremoni e madhe dhe e ndërlikuar, por Papa Françesku ka miratuar një plan për ta bërë këtë proces më të thjeshtë.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, të cilët zakonisht varroseshin në tre arkivole të vendosura njëra brenda tjetrës (prej selvie, plumbi dhe lisi), Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë druri, të veshur me zink nga brenda.

Ai gjithashtu ka hequr dorë nga tradita e vendosjes së trupit të Papës mbi një platformë të ngritur të njohur si katafalk – në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe publike.

Në vend të kësaj, të pranishmit do të kenë mundësinë të nderojnë Papën ndërsa trupi i tij qëndron brenda arkivolit, me kapakun e hapur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Papa Françesku do të jetë i pari Papë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset brenda Vatikanit.

Ai do të prehet në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, një nga katër bazilikat kryesore papnore në Romë.

Bazilikat janë kisha të cilat kanë marrë status dhe privilegje të veçanta nga Vatikani, dhe ato kryesore kanë një lidhje të ngushtë me Papën.

Kush e zgjedh Papën e ri?

Papa i ri duhet të zgjidhet nga ‘Kolegji i Kardinalëve’, i cili përbëhet nga zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të gjithë kardinalët janë burra, të cilët emërohen drejtpërdrejt nga Papa dhe janë zakonisht peshkopë të shuguruar.

Aktualisht, ka 252 kardinalë katolikë, prej të cilëve 138 janë të aftë të votojnë për Papën e ri. Kardinalët e tjerë janë mbi 80 vjeç dhe nuk mund të votojnë, por mund të marrin pjesë mbi diskutimet se kush mund të zgjedhet Papa i ri.

Si zgjidhet Papa dhe çfarë është konklava?

Kur Papa vdes (ose jep dorëheqjen, siç ndodhi në rastin e Papës Benedikti XVI në vitin 2013), kardinalët thirren për një mbledhje në Vatikan, e ndjekur nga konklava – procesi i zgjedhjes së Papës.

Gjatë periudhës mes vdekjes së Papës dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij, ‘Kolegji i Kardinalëve’ drejton Kishën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zgjedhja mbahet në fshehtësi të plotë brenda Kapelës Sixtine, e njohur për pikturat e Mikelanxhelos.

Çdo kardinal voton për kandidatin e tij të preferuar deri sa të arrihet një fitues. Ky proces mund të zgjasë disa ditë, dhe ndonjëherë ka marrë javë ose muaj në të kaluarën. Ka pasur raste kur disa kardinalë kanë vdekur gjatë konklavës.

Zgjedhja publikohet përmes tymit që del nga djegia e fletëve të votimit. Tym i zi tregon se nuk ka pasur një fitues, ndërsa tymi i bardhë tregon që Papa i ri është zgjedhur.

Si bëhet publik vendimi për Papën e ri?

Pasi ngrihet tymi i bardhë, Papa i ri normalisht shfaqet brenda një ore në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit. Kardinali i lartë pjesëmarrës në konklavë do të shpallë vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “ne kemi një Papë”. Më pas ai do të prezantojë Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papal, i cili mund të jetë ose jo emri i tij origjinal.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Teorikisht, çdo burrë katolik romak që është pagëzuar mund të konsiderohet për zgjedhjen e Papës.

Megjithatë, në praktikë, kardinalët preferojnë të zgjedhin një nga të tyret.

Kur Papa Françesku, i lindur në Argjentinë, u zgjodh në konklavën e mëparshme në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që erdhi nga Amerika e Jugut, një rajon që përbën rreth 28% të katolikëve të botës.

Megjithatë, parimi historik sugjeron se kardinalët janë shumë më të prirur të zgjedhin një evropian dhe veçanërisht një italian.

Nga 266 papët që janë zgjedhur deri tani, 217 kanë qenë nga Italia. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:ItaliakardinalëtkishaKisha Katolikekonklavalajmepapa françeskupraktikat fetareRomaTophometraditaVatikan

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Johnny Depp pranë rikthimit si Jack Sparrow – Disney planifikon rindezjen e “Pirates of the Caribbean”
Artikulli i ardhshëm Në Teatrin e Gjilanit jepet sonte shfaqja “JAM UNË AJO”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeViral

Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori

9 Shikime
Lajme

Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar

8 Shikime
Lajme

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë këshillat

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?