Gazetarja Eni Vasili do të jetë drejtuesja e re e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Vendimi u mor nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, i cili me 7 vota pro, i dha Vasilit mandatin pesë-vjeçar.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli Drejtues i RTSH-së, vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisën nga e para, duke rrëzuar procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.
Në garë ndërkaq ishin disa emra, mes të cilëve: Gëzim Nazif Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuxa, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj, Enrik Mehmeti dhe vetë Vasili.
Më 17 mars ndërkaq, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Pas votimit nga ligjvënësit, Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.
Ndërsa kandidati për kryetar i Këshillit Drejtues, Helidon Haliti mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.
Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues.
Osman Mula mori 84 vota pro dhe vetëm 3 kundër e një abstenim; Zamira Kita 77 vota pro, 8 abstenim, 1 kundër; Lorenc Vangjeli 72 vota pro 6 abstenim, 5 kundër; Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenim, 5 kundër; Osman Mula 84 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër; Petrit Beci 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër; Rajmonda Bulku 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër; Robert Budina 66 vota pro, 9 abstenim, 11 kundër; Alket Braho, 55 pro, 26 abstenime dhe 6 vota kundër; Enio Civici 77 vota pro, 7 abstenim, 2 kundër dhe Pano Xhixho 82 vota pro, 5 abstenim, 0 kundër./Albanian Post/Katror.info