Në Pejë është zhvilluar turneu i katërt me radhë i Alley Oop në 3×3 te meshkujt. Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në turneun e zhvilluar të shtunën në Pejë, gjithsej ishin gjashtë skuadra pjesëmarrëse.
“Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, e më pas katër skuadrat më të mira u kualifikuan në gjysmëfinale. Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, në finale u kualifikuan 03 dhe Bzz. Në një sfidë interesante 03 triumfoi me shifrat 19:14. Skuadra fituese u shpërblye me 300 Euro,” njofton FBK.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion./Katror.info