Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte pushuar së funksionuari nga 1 marsi.
Si rrjedhojë e rikthimit në funksion të kësaj marrëveshje, nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.
Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator.
Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas./Katror.info
Përgatiti:
