Pearl, qeni më i shkurtër në botë, dhe Reggie, qeni më i gjatë, janë takuar për herë të parë në Idaho dhe kanë krijuar një shoqëri që tejkalon çdo dallim fizik. Chihuahua Pearl është vetëm 9.14 centimetra i gjatë – sa një kartëmonedhë dollar – ndërsa Reggie, danezi i madh, arrin në një lartësi prej mbi një metër, shkruan CNN, përcjell Katror.info.
Takimi i tyre u organizua nga Guinness World Records, dhe dyshja e pazakontë kaloi një ditë duke luajtur në oborr dhe brenda shtëpisë. Në fillim, Pearl qëndroi në duart e pronares së saj Vanesa Semler, ndërsa Reggie e përshëndeti me kujdes nga lart. Më vonë, ata u ndjenë rehat pranë njëri-tjetrit dhe e eksploruan së bashku ambientin.
Pamjet e tyre të përbashkëta janë mahnitëse: Pearl është aq e vogël sa futet brenda tasit të ushqimit të Reggie, ndërsa ai është aq i gjatë sa i afrohet lartësisë së banakut të kuzhinës.
Reggie, i përshkruar si “thjesht një foshnje e madhe”, është shumë i butë dhe i vetëdijshëm për madhësinë e tij, ndërsa Pearl “as që mendon se është qen i vogël”, sipas pronarëve të tyre. Ajo është energjike dhe e dashuruar pas qenve të mëdhenj, dhe madje ka shije në veshje – çdo ditë zgjedh vetë rrobat që do të veshë.
Ky takim i dy rekordeve botërore na kujton se edhe me ndryshimet më të mëdha, shoqëria dhe loja nuk njohin kufij./Katror.info