katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore
    4 minutes ago
    Parashikimi i motit për vikend
    7 minutes ago
    Ekspertët kërkojnë kujdes: 16 miliardë fjalëkalime rrjedhin online
    22 hours ago
    Disbursimi i fondeve për pajisje efiçiente pritet të përfundojë deri në korrik
    22 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    KEK: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
    1 minute ago
    Nga medaljet në vendimmarrje, Nora Gjakova, anëtare e IJF!
    10 hours ago
    Kosova në top-10 të Botërorit, shtete të fuqishme mbesin prapa
    19 hours ago
    Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga medaljet në vendimmarrje, Nora Gjakova, anëtare e IJF!
    10 hours ago
    Dua Lipa shkëlqen në hapjen e dyqanit të saj në Londër
    20 hours ago
    ‘Carmina Burana’ vjen sot për herë të parë në Kosovë
    1 day ago
    Jahjaga vizitoi komisionin që njeh dhe verifikon zërat e të mbijetuarëve
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    23 hours ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 days ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 days ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 week ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 week ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    8 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Times Square
    2 days ago
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 week ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    3 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si komentohet nga gazetarët renditja e Kosovës në raportin e Reporterëve pa Kufij?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Si komentohet nga gazetarët renditja e Kosovës në raportin e Reporterëve pa Kufij?

Last updated: 02/05/2025 11:28 AM
74 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese

Disa argumentojnë se raporti nuk pasqyron saktë situatën reale në Kosovë, me Brikenda Rexhepin e grupit Koha, që thekson se ai nuk po e jep të vërtetën e Lirisë së shtypit në rajonin e Ballkanit, ndërsa të tjerë, si Flutura Kusari, që shprehin shqetësim për rënien e renditjes dhe kërkojnë masa urgjente për përmirësimin e lirisë së shtypit. Ndërsa gazetarja Vjosa Çerkini që thekson se, megjithë sulmet politike ndaj mediave, “Kosova nuk mund të quhet diktaturë, pasi gazetarët kanë lirinë të raportojnë për çdo temë.”

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka paralajmëruar konferencë për gazetarë duke thënë se se është i “alarmuar me rënien e re, drastike” të Kosovës në renditjen e indeksit vjetor për lirinë e shtypit. Ky asociacion ftoi aktorët institucionalë e të shoqërisë civile të punojnë së bashku që të përmirësohet liria e medias në Kosovë.

Mundesh me e lexu edhe…

Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

Shqipëria renditet në vendin e 80-të, duke shënuar ngritje krahasuar me vitin 2024, kur u vlerësua me pozitën e 99-të. Nga vendet e tjera të Ballkanit, Mali i Zi renditet më së miri, në vendin e 37-të, pastaj Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të, Bosnje e Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-ta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kreyredaktorja e grupit Koha, Brikenda Rexhepi, njëherësh kryetare e Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM) në një postim në Facebook, shkruajti se raporti fatkeqësiht nuk paraqet gjendjen reale, sidomos kur krahasohet me vendet e rajonit.

“Në janar, në selinë e RSF në Paris, pata një diskutim tê jashtëzakonshëm me avokuesit e dashamirët më të mëdhenj të Lirisë së shtypit, të mediave e gazetarëve dhe të së vërtetës.

Sot me keqardhje po e shoh që Raporti i RSF nuk po e jep të vërtetën e Lirisë së shtypit në rajonin e Ballkanit. Po, Kosova ka shumë sfida, por nuk është më keq se Serbia, Shqipëria, Bosna, Mali i zi, Maqedonia… Kosova ka shumë sfida por ka edhe liri e shumë media profesionale që po e kryejnë punën e tyre pêr çdo ditë me shumë sukses, për dallim prej fqinjve që në Raportin e RSF rangohen më mirë se ne,” ka shkruar ajo.

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari ka thënë se Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan, e tash është vendi i ranguar në poziten më të ulët. Ajo ka renditur disa arsye, që sipas saj, kanë kontribuar që vendi të renditet në pozitën më të ulët në 15 vjetët e fundit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun; Radio Televizioni i Kosovës; Ligji për Komisionin e Pavarur për Media; Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve; Moszbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike; Vëzhgimi i gazetarëve; Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet, por nuk ngrenë aktakuza dhe Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari po ashtu ka kërkuar që urgjentisht të krijohet një komitet kombëtar për liri të medias dhe siguri të gazetarëve, me qëllim që të ndalet trendi i rënies “përmes masave konkrete dhe politikave shtetërore”.

Në anë tjetër gazetarja kosovare, Vjosa Çerkini ka shkruar se rënia alarmuese e Kosovës në raportin e Reporterëve pa Kufij duhet të merret seriozisht.

“Është koha që politikanët të kuptojnë se pa gazetarë dhe pa media nuk mund të bëjnë asgjë. Raporti thekson qartë se gazetarët në Kosovë janë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve politike dhe shpesh etiketohen pa të drejtë si “bashkëpunëtorë të armikut. Një tjetër shqetësim është miratimi i Ligjit për KPM-në, i cili ka cenuar pavarësinë e këtij organi duke e politizuar.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sidoqoftë, Çerkini ka porosi edhe për gazetarët:

“Nga ana tjetër, edhe vetë gazetarët duhet ta kenë parasysh se askush nuk arrestohet vetëm pse ka raportuar për një temë të caktuar. Nuk mund të quajmë diktaturë një vend ku secili prej nesh ka mundësi të raportojë për çfarëdo teme. Megjithatë, mbrojtja e pavarësisë editoriale nga ndikimi i oligarkëve dhe rritja e profesionalizmit duhet të jenë prioritet për çdo gazetar në vend.”

Ambasada Gjermane në Kosovë ka kërkuar nga qeveria e re që të adresojë raprotin dhe të sigurojë një shtyp të lirë.

“Kosova ka rënë gjithsej 24 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të RSF, duke e vendosur në fund të renditjes krahasuar me rajonin – madje pas Serbisë. Raporti është si një udhëzues për qeverinë e re, duke paraqitur qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, që është thelbësor për çdo demokraci vibrante dhe të qëndrueshme.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Verën e kaluar, me gjithë kritikat e mëdha, Kuvendi i Kosovës e miratoi një ligj për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro. Këtë javë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi këtë ligj, pasi gjeti se disa nene të ligjit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Sa i përket ligjit për KPM-në – tashmë i shfuqizuar – nga Reporterët pa Kufij ai u cilësua si kundërthënës që “rrezikon edhe më tej të pengojë pavarësinë” e KPM-së.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua për bojkotimin e mediave.

Në janar, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i kërkuan Vetëvendosjes të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vetëvendosje kishte thënë se nuk po bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

Ajo nuk përmendi emra, por në reagimet e mëhershme të organizatave mediatike thuhej se bëhej fjalë për disa nga televizionet e mëdha në vend, sikurse Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:KosovalajmemediatReporteret pa Kufijtop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ava Max paralajmëron albumin e tretë “Don’t Click Play” – publikohet më 22 gusht
Artikulli i ardhshëm Apple zbulon ndikimin e tarifave të Trumpit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

15 Shikime
Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Lajme

Ekspertët kërkojnë kujdes: 16 miliardë fjalëkalime rrjedhin online

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?