katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Kroacia ka qenë përkrah Kosovës, na bashkon një miqësi e thellë
    11 minutes ago
    Kosova drejt zgjedhjeve lokale, procesi i votimit mbetet i njëjtë
    2 hours ago
    Sot përpjekja e 24-të për konstituim të Kuvendit
    2 hours ago
    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e dini se kompleksi industrial Trepça është kthyer në njëatraksion turistik në Mitrovicë?
    9 hours ago
    Sensacioni i Eurovisionit – Tommy Cash në Hardh Fest 2025
    20 hours ago
    Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në SHBA
    21 hours ago
    Universiteti i Prishtinës shpall konkurs, 30 vende të lira pune
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi për Michael Jackson shtyhet sërish, premiera nuk pritet para vitit 2026
    2 hours ago
    Mërgimtari ecën 1900 km nga Gjermania në Kosovë për një kauzë humanitare
    14 hours ago
    Dua Lipa tregon mëngjesin tradicional që ha te prindërit e saj
    17 hours ago
    Shkëmbim Kulturor Ndërkufitar: Festivali FemArt
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore, refuzon të fiket!
    4 days ago
    AI Claude Opus 4s ka një reagim të pazakontë kur kërcënohet me mbyllje
    5 days ago
    Mos përdorni kurrë këto PIN-e – janë të parat që zbulohen!
    6 days ago
    Si ta përdorni inteligjencën artificiale për t’u përgatitur për të ardhmen?
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    12 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    6 days ago
    Si ndikon kafeja e mëngjesit në shëndetin tuaj
    1 week ago
    Cila është e preferuara juaj, kafeja e ftohtë apo ajo e ngrohtë? E dini cila është më e shëndetshme?
    2 weeks ago
    A duhet ta lani orizin përpara gatimit – Mësoni të vërtetën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    4 days ago
    Rritet kërkesa për themelimin e Ministrisë së Turizmit
    2 weeks ago
    Hello Safe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar më 2025
    2 weeks ago
    Këto janë 10 qytetet më diellore të Evropës
    3 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Igli Tare prezantohet si drejtori sportiv i ri i Milanit: Kam realizuar një ëndërr, kam ide të qarta
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
PeopleSporti n'Katror

Igli Tare prezantohet si drejtori sportiv i ri i Milanit: Kam realizuar një ëndërr, kam ide të qarta

Last updated: 28/05/2025 12:28 PM
19 Shikime
Shpërndaje
FOTO: SEMPREMILAN.COM

Igli Tare ka folur për herë të parë si drejtori sportiv i Milanit, duke u shprehur me emocion dhe vendosmëri në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit.

Contents
Objektivat dhe bashkëpunimi me drejtuesitSfida dhe filozofia si drejtuesMbi rëndësinë e identitetit të klubitBashkëpunimi dhe futbolli modernPër Milanin që dëshiron të ndërtojëI emocionuar me realizimin e ëndrrës

Ish-drejtuesi i Lazios ka theksuar lidhjen e thellë emocionale që ka pasur gjithmonë me fanellën kuqezi dhe ka shpalosur vizionin e tij për të ardhmen e klubit.

“Kam realizuar një ëndërr të kahershme. Milanin e kam ndjekur që kur isha fëmijë, më kujtohen kohët e Wilkins dhe Hateley. E gjithë familja ime ishte me Milanin, gjithë axhallarët e mi ishin tifozë kuqezi. Ka qenë gjithmonë një lidhje shumë e fortë, që nuk e kam fshehur as kur u bëra lojtar apo drejtues”, ka thënë fillimisht Tare në prezantimin e tij.

Mundesh me e lexu edhe…

Filmi për Michael Jackson shtyhet sërish, premiera nuk pritet para vitit 2026

🗣 Igli Tare: “Belonging. Responsibility. Victory.”

Our Sporting Director shares what it means to wear the AC Milan shirt #SempreMilan pic.twitter.com/7ZI9I8bEXX

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
— AC Milan (@acmilan) May 28, 2025

“Debutimi im në Serie A ishte në një ndeshje Brescia-Milan, ndërsa djali im i parë ka lindur më 13 shtator 2003 gjatë një ndeshjeje Milan-Bologna. Këto janë kujtime që tregojnë se lidhja ime me këtë klub është e thellë dhe personale”.

Objektivat dhe bashkëpunimi me drejtuesit

Tutje, drejtuesi shqiptar ka folur edhe për objektivat e tij me klubin nga San Siro.

“Do të jap maksimumin tim për të siguruar që kjo histori e madhe të vazhdojë edhe në të ardhmen. Milani ka një të kaluar të lavdishme dhe duhet të jemi të zot që këtë projekt ta përcjellim menjëherë te tifozët dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtij ambienti”.

“Kam pasur mundësinë të flas gjatë me Giorgio Furlanin dhe me Zlatan Ibrahimovic. Kemi shkëmbyer mendime për gjithçka që lidhet me klubin dhe ndjej se kam ide të qarta. Tani duhet t’i vëmë në zbatim”, nënvizoi shqiptari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sfida dhe filozofia si drejtues

I vetëdijshëm për pritshmëritë që vijnë me postin e tij, Tare theksoi rëndësinë e fillimit të ri.

“Duhet të nisemi në mënyrën e duhur. Sezoni i kaluar ka qenë i gjatë dhe me shumë zhgënjime, e kam ndjekur edhe nga jashtë. Tani kam ardhur me shumë entuziazëm dhe dua t’ia transmetoj këtë energji të gjithëve. Është thelbësore të mësojmë nga gabimet dhe të ecim përpara”.

Sipas Tares, Milani është një klub që kërkon menjëherë rezultate.

“Kam kuptuar që këtu duhet të fitosh menjëherë. Kjo është përgjegjësi e madhe dhe jam gati ta përballoj. Roli im do të jetë të sjell strategjitë e duhura për ekipin, veçanërisht për të rinjtë, dhe t’u krijoj atyre hapësirë në këtë klub”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mbi rëndësinë e identitetit të klubit

“Për mua, përkatësia ka shumë rëndësi. Kush vjen të luajë për Milanin duhet të kuptojë menjëherë se kjo fanellë ka peshë, se ky stadium ka peshë. Nëse ne arrijmë t’ua transmetojmë këtë ndjenjë lojtarëve tanë, kemi bërë një hap të madh drejt suksesit”.

“Kam një shprehje që e përdor gjithmonë: rëndësi ka ajo që ke shkruar përpara (në fanellë), jo ajo që ke shkruar mbrapa. Kështu duhet të jetë edhe në Milan”.

Bashkëpunimi dhe futbolli modern

Tare theksoi qasjen e tij bashkëpunuese.

“Dua të hyj në këtë klub me përulësi, por edhe me gatishmërinë për të dhënë kontributin tim që kjo shoqëri të rikthehet në majat e futbollit italian dhe botëror. Roli im do të jetë mbështetës, jo vetëm për stafin teknik, por edhe për Furlanin, Ibrahimovicin dhe Moncadan. Mendoj se puna në ekip është thelbësore”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për evoluimin e futbollit modern, Tare shtoi se rëndësi kanë rezultatet.

“Futbolli ka ndryshuar shumë në pesëvjeçarët e fundit. Duhet të jesh i përgatitur për të ndjekur këtë evolucion. Rëndësi ka që gjithçka është e lidhur me rezultatin final në fushë: fitorja. Nëse e kemi të qartë këtë gjë, atëherë puna bëhet më e lehtë”.

Për Milanin që dëshiron të ndërtojë

Tare, tutje tregoi si e sheh ‘Milanin e tij’.

“Dua një skuadër që djersit fanellën, që ka uri dhe dëshirë për të fituar. Dua të shoh San Siron që shpërthen nga gëzimi i tifozëve. Do të bëj gjithçka dhe do të jap gjithçka nga vetja që kjo të bëhet realitet, sepse është e mrekullueshme të shohësh tifozët e Milanit duke festuar”.

I emocionuar me realizimin e ëndrrës

Në fund, legjenda shqiptare nga Vlora tregoi se ndihet i plotësuar që ka realizuar tashmë ëndrrën e tij me marrjen e pozitës te klubi kuqezi.

“Jam shumë i emocionuar dhe i plotësuar. Kam realizuar një ëndërr që e kam pasur prej vitesh. Të jem këtu, në klubin që kam dashur si fëmijë, ka një domethënie të madhe për mua”, përfundoi Tare. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    A e dini se kompleksi industrial Trepça është kthyer në njëatraksion turistik në Mitrovicë?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të largoni njollat e verdha në bluza me sodë buke
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Po planifikoni një shkëputje nga WhatsApp? Ja opsioni i ri Logout
TAGGED:Ac MilanIgli TareklubipeopleSporti n'Katror

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bekim Zogaj emërohet Menaxher i Gjyqtarëve Profesionistë në Zvicër
Artikulli i ardhshëm Lojërat si urë mes brezave – sot shënohet Dita Botërore e Lojërave

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Filmi për Michael Jackson shtyhet sërish, premiera nuk pritet para vitit 2026

3 Shikime
Sporti n'Katror

Finalja e Champions-it, PSG apo Inter?

3 Shikime
People

Mërgimtari ecën 1900 km nga Gjermania në Kosovë për një kauzë humanitare

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Aplikacioni i AI për gjuhët është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Katror Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?