Para se të prezantojë veturën e parë elektrike mbi platformën Neue Klasse, është e qartë që filozofia e re e dizajnit do të përhapet në të gjitha modelet, pra në të gjitha modelet e reja, duke përfshirë edhe automjetet me motorë me djegie të brendshme, si Seria 3.
BMW do të nisë një epokë të re dizajni me gjeneratën e dytë të iX3 në panairin e makinave në Munich në muajin shtator, para se të vijë gjenerata tjetër e serisë 3, ku do të ketë në njërën anë version hibrid, benzine dhe dizel, dhe në anën tjetër veturë elektrike.
Pas kësaj, mund të presim versione thelbësisht të përditësuara të modeleve më të vjetra të BMW-së, duke filluar me serinë 5.
Prodhuesi i veturave prezantoi serinë aktuale 5 vetëm në vitin 2023, por tashmë po bëhet një rishikim radikal i dizajnit. Disa prototipe janë vërejtur gjatë testimeve në muajt e fundit, së bashku me pjesët e përparme dhe të pasme të përditësuara.
Autocar spekulon se edhe brendësia e limuzinës luksoze mund të përditësohet, ndoshta me sistemin e ri Panoramic iDrive, i cili do të grumbullojë funksionet e infotainment-it në një shiriti poshtë xhamit përpara.
Sipas shefit të dizajnit të Grupit BMW, Adrian van Hooydonk, është e rëndësishme që marka të sigurojë që modelet të duken moderne dhe të kenë ngjashmëri në dizajn, prandaj qasja e re do të aplikohet shpejt në të gjitha modelet.
“Do të kujdesemi që gjuha e dizajnit që po zhvillojmë tani të aplikohet në të gjithë portofolin e produkteve, pa lënë pas asnjë veturë”, tha ai për autocar dhe shtoi se “do të ndryshojmë pamjen dhe ndjesinë e markës BMW”. /Katror.info
Përgatiti:
