Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile, OJQ-ve dhe aktivistëve, ka shprehur shqetësim për mos-themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe vonesat në ratifikimin e Marrëveshjes së Facilitetit me Bashkimin Evropian.
Në një kumtesë, GLPS thekson se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është thelbësor për përfitimin e 61.8 milionë eurove në parafinancim dhe për zbatimin e Agjendës së Reformave, nga e cila Kosova pritet të përfitojë deri në 883 milionë euro.
Sipas tyre, çdo zvarritje jo vetëm që rrezikon ndihmën financiare, por edhe kredibilitetin e Kosovës në raport me BE-në. Ata i bëjnë thirrje deputetëve që të vendosin interesin publik mbi kalkulimet politike dhe të ratifikojnë marrëveshjen sa më parë. /Katror.info
Përgatiti:
