Festivali FemArt po hap edicionin e 13-të më 16 qershor, i organizuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Një veçanti këtë vit është se hapja e festivalit përkon me Ditët e Çlirimit të Prishtinës, duke i shtuar një kuptim të veçantë ngjarjes, raporton Katror.info.
Në natën hapëse, skenën do ta ndezë “Shkodra Elektronike”, grupi që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2025.
FemArt 2025 vjen me moton frymëzuese “Çliroje mendjen” dhe do të zgjasë deri më 21 qershor. Përgatituni për një javë plot art dhe mesazhe të fuqishme!/Katror.info