Nga data 16 maj deri më 21 qershor, Shqipëria po mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, edicionin e 9-të të Albania Guitar Festival.
Nën drejtimin artistik të kitaristit të njohur Denis Bizhga, ky edicion i është dedikuar dueteve, duke sjellë në skenë emra të mëdhenj të muzikës klasike nga e gjithë Europa.
Ky edicion synon të thellojë dialogun muzikor përmes bashkëpunimeve dhe interpretimeve në duo, duke treguar se muzika është një gjuhë universale që bashkon.
Finalja e festivalit do të mbahet më 21 qershor në Himarë, me performancën e triolës së kitaristit virtuoz nga Kosova, Agron Peni. Me një karrierë ndërkombëtare dhe një stil unik, Peni do të mbyllë këtë edicion me energji dhe pasion, transmeton RTSH./Katror.info