Pas katër netëve të mbushura me muzikë dhe shije birrash, Beerfest Kosova 2025 u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, shkruan Katror.info.
Festivali, i cili u zhvillua nga 14 deri më 17 qershor, pati pjesëmarrjen e mijëra vizitorëve dhe përfshiu performanca të artistëve të njohur të skenës shqiptare, përfshirë Rina Balaj, Capital T, Buta, Majk, Dafina Bytyqi dhe të tjerë.
Përveç muzikës, vizitorët patën mundësi të shijonin një gamë të gjerë birrash vendore dhe ndërkombëtare si dhe ushqime të ndryshme.
Organizatorët falënderuan Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit dhe ekipet emergjente për mbështetjen në sigurimin e mbarëvajtjes së festivalit.
Beerfest Kosova vazhdon të jetë një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore dhe muzikore verore në vend./Katror.info