Oleksandr Usyk është kurorëzuar përsëri kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pasi e nokautoi Daniel Dubois.
Ukrainasi mban përsëri titujt WBA, WBO, WBC dhe IBF në një performancë mjeshtërore në stadiumin Wembley.
Pasi arriti këtë sukses të pabesueshëm kundër Tyson Fury vitin e kaluar, ai e bëri përsëri në moshën 38-vjeçare kundër Dubois.
As plot pesë raunde nuk iu deshën boksierit ukrainasi, Oleksandr Usyk që të mbronte titujt në revanshin ndaj britanikut.
Madje, 38-vjeçari arriti të nokautonte britanikun në raundin e pestë, në një përballje të cilën e dominoi pothuajse nga fillimi.
Ishte një goditje e fortë me të majtën, e cila ishte vendimtare në ballafaqimin në Wembley.
Oleksandr Usyk është padyshim një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave tani, nëse nuk konsiderohej i tillë tashmë.
Pra, çfarë më shumë mund të donte të arrinte ai në këtë sport?
Usyk tha thjesht në ring: “Asgjë. Mjaft më.”
“Tjetër, nuk e di. Dua të pushoj. Nuk e di. Dua të kthehem në shtëpi me familjen time, gruan time, fëmijët e mi.”
“Dua të pushoj tani, por ndoshta dy, tre muaj… Dua të pushoj. Thjesht të pushoj”, deklaroi ukrainasi pas fitores së madhe./Katror.info