katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Vendoset gurthemeli i Kuzhinës Qendrore dhe përurohen çerdhe të reja në Podujevë
    9 hours ago
    Konferenca e ardhshme BE–Shqipëri pritet të jetë më 16 shtator
    9 hours ago
    Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat
    9 hours ago
    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    12 hours ago
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
    15 hours ago
    Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
    16 hours ago
    Podujeva hap dy çerdhe dhe nis ndërtimin e Kuzhinës Qendrore
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
    4 hours ago
    Ganimete Jashanica shënon sonte 40-vjetorin e karrierës me koncert në Prishtinë
    9 hours ago
    “God Bless America” sonte rikthehet në teatrin e Gjilanit
    17 hours ago
    Kush ishte Giorgio Armani, ikona e modës italiane?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    3 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    6 days ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    4 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si po ndikon TikTok te të rinjtë e Kosovës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Si po ndikon TikTok te të rinjtë e Kosovës

Last updated: 20/07/2025 10:08 AM
39 Shikime
Shpërndaje

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, TikToku ka marrë një rol qendror në formësimin e mënyrës se si të rinjtë ndërtojnë identitetin e tyre dhe ndërveprojnë me shoqërinë.

Ndryshe nga platformat tradicionale të rrjeteve sociale, kjo platformë e përqendruar në përmbajtje të shpejtë dhe vizuale, nuk është më thjesht një mjet argëtimi, por është kthyer në një fushë të re socializmi.

Megjithatë, pas kësaj ndërveprimi virtual të dukshëm, po shfaqen pasoja konkrete rënie e nivelit të përqendrimit, fragmentim i identitetit, varësi nga pëlqimet dhe sfida të reja për shëndetin mendor të të rinjve.

Mundesh me e lexu edhe…

Sociologu Genx Xërxa, gjatë një bisede për Albanian Post, shpjegon se TikTok ka një ndikim të thellë në ndërtimin e identitetit social të të rinjve dhe përshtatjen e tyre me normat e grupit në një shoqëri gjithnjë e më të ndërmjetësuar nga teknologjia.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“TikTok nxit vetë-shprehjen përmes krijimit të videove dhe u jep të rinjve një hapësirë për të eksperimentuar me identitetin e tyre. Ata lidhen me të tjerë që ndajnë vlera, estetika ose interesa të ngjashme, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë”, deklaroi Xërxa për AP.

Sipas tij, ekzistojnë dy anë të medaljes.

Nga njëra anë, platforma mund të nxisë kreativitetin dhe vetëbesimin, ndërsa nga ana tjetër, ajo mund të krijojë presion të fortë për konformizëm për të ndjekur trendët.

“Shpesh të rinjtë përpiqen të balancojnë autenticitetin me dëshirën për pranim, duke ndryshuar sjelljen apo pamjen për t’iu përshtatur normave të grupit virtual. Kjo sjellje ndikon në vetëvlerësim dhe mund të çojë në ndjenja të pamjaftueshmërisë ose mungesë stabiliteti emocional”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga karakteristikat më të spikatura të TikTok-ut është mënyra se si algoritmet krijojnë “flluska sociale” që forcojnë interesat ekzistuese të përdoruesve.

“Këto flluska sociale ndihmojnë në ndërtimin e komuniteteve me interesa të përbashkëta, por gjithashtu kufizojnë ekspozimin ndaj pikëpamjeve të ndryshme, duke ndikuar në aftësitë e të rinjve për të naviguar diversitetin social”.

Përveç ndikimit në sjellje të përditshme, TikTok ndikon edhe në aspektet më të thella të identitetit dhe shëndetit mendor.

Algoritmet krijojnë varësi nga miratimi i të tjerëve, ku ndjekësit dhe pëlqimet shndërrohen në tregues të vlerës personale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo varësi nga ‘miratimi dixhital’ mund të çojë në rënie të vetëbesimit, ankth, depresion dhe një ndjenjë të vazhdueshme të pamjaftueshmërisë”, paralajmëron Xërxa.

Psikologu Kristjan Halilaj, në një përgjigje për Albanian Post sqaron rëndësinë e qëllimit me të cilin të rinjtë përdorin TikTok-un, duke vënë në dukje se ndikimi i kësaj platforme nuk është i njëjtë për të gjithë.

“Ka shumë rëndësi për çka e përdorin të rinjtë TikTok-un, sepse kur e përdorin për promovim të vetvetes, atëherë ai ndikon në vetëvlerësimin e tyre, pasi funksionon si një mekanizëm shfaqjeje dhe vetë-prezantimi”, deklaroi Halilaj për Albanian Post.

Në këtë kontekst, platforma mund të shërbejë si një hapësirë për zhvillimin e identitetit dhe vetëbesimit, për sa kohë përdoret në mënyrë aktive dhe krijuese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mirëpo, ai paralajmëron se një përdorim pasiv –  vetëm për konsum informacioni mund të ketë efekte të kundërta.

“Kur të rinjtë e përdorin pasivisht, vetëm për të marrë informacione, kjo ul nivelin e komunikimit apo të proaktivizmit të tyre, gjë që i bën ata të jenë më pasivë dhe vazhdimisht në pritje”.

Ai gjithashtu ngre shqetësimin për ndikimin që format e videove të shkurtra kanë në funksionet njohëse të të rinjve.

“Po padyshim, niveli i ulët i përqendrimit është tepër i madh, sepse videot kryesisht që shfaqen në TikTok janë të metrazhit të shkurtër – kjo ul nivelin e përqendrimit dhe interesimit për tema dhe histori me kuptim të plotë”, nënvizoi ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, kjo ndikim shkon përtej interesit momental, duke ndikuar drejtpërdrejt në sjelljen dhe aftësinë e të rinjve për të ruajtur disiplinë në mendim dhe veprim.

“Si pasojë, kjo ul në mënyrë automatike edhe nivelin e disiplinës te të rinjtë”.

TikTok numëron rreth 1.59 miliardë përdorues aktivë mujorë në nivel global, duke u renditur ndër aplikacionet më të përdorura në botë.

Statistikat tregojnë se 53 % e të rinjve e përdorin aplikacionin për më shumë se një orë në ditë, 35 % mbi 1.5 orë, dhe 20 % për më shumë se 2 orë./Katror.info

TAGGED:KosovakuriozitetndikimirinjteTikToktop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kampioni Usyk
Artikulli i ardhshëm CROSSROADS FEST me plot aktivite në zemër të Hanit të Elezit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Posta Italiane i kushton një pullë postare Horës së Arbëreshëvet

2 Shikime
Kuriozitet

Google Maps teston funksionin e ri “Live Updates”

21 Shikime
KuriozitetShijeUdhë

Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?