Kosova do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) 2025 me një ekip të përzgjedhur të gjimnastikës artistike, i përbërë nga tri sportiste të reja dhe plot talent: Sara Pllana, Bora Hoti dhe Rea Berisha, shkruan Katror.info.
Në krye të ekipit që tashmë ka mbërritur në Osijek të Kroacisë, ku do të zhvillohet gara, janë trajneret dhe selektoret Abeliana Bregu dhe Doruntinë Ibrahimi.
Pas dy ditësh stërvitje intensive në vendin mikpritës, gjimnastet tona po përgatiten me përkushtim të plotë për të dhënë maksimumin në garën që do të zhvillohet të mërkurën.
Pjesëmarrja në EYOF është një mundësi e madhe për vajzat e reja që të matin forcat me gjimnaste të tjera nga e gjithë Evropa dhe të përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në një ngjarje prestigjioze sportive./Katror.info