Mesfushori i Club Brugget, Ardon Jashari, është një hap larg transferimit te skuadra e Milanit. Jashari ka qenë një nga prioritetet për “kuqezinjtë” në afatin kalimtar të kësaj vere. Negociatat mes Brugget dhe Milanit nuk kanë qenë të lehta.
Mediumet italiane kanë raportuar se Milani do ta përmirësojë ofertën për Jasharin.
Oferta e fundit që e bëri Milani ishte 32.5 milionë euro, plus 5.5 milionë euro bonuse. Tashmë nga 32.5 milionë euro, Milani do ta rrisë ofertën në 35 milionë euro. Ka gjasa që bonuset të ulen.
Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.
Jashari ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri.
Mesfushori edicionin e kaluar shkëlqeu te Brugge.
22-vjeçari, Jashari, i fitoi disa çmime individuale. I pati katër gola të shënuar e gjashtë asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat./KOHA/Katror.info.