Sipas parashikimit të motit për të mërkurën, në vendin tonë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1-4 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat minimale të temperaturave pritet të jenë mes 13 dhe 17°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës parashikohen të lëvizin nga 24 deri në 27°C.
Kjo javë do të ketë një mot të paqëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale dielli. Pritet që reshjet e shiut të shoqërohen me shkarkime rrufesh./Katror.info