NLB Banka ka prezantuar Apple Pay për klientët e saj në Kosovë: Një mënyrë e re, e lehtë dhe jashtëzakonisht e sigurt për të kryer pagesa me pajisjet tuaja Apple: iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro.
Apple Pay sjell inovacion digjital dhe vlerën të jashtëzakonshme te klientët e NLB-së, duke e bërë menaxhimin e financave tuaja më të thjeshtë dhe më të besueshëm – në çdo kohë, kudo.
Si funksionon Apple Pay?
Apple Pay e bën procesin e pagesës të shpejtë dhe pa probleme, si në dyqane fizike, ashtu edhe brenda aplikacioneve apo online.
- Pagesat në Dyqane: Thjesht kliko butonin anësor, identifikohu (me Face ID ose Touch ID) dhe mbaj iPhone-in ose Apple Watch-in tuaj pranë terminalit të pagesës pa kontakt. Çdo blerje është e sigurt dhe e konfirmuar me një kod unik dinamik sigurie. Apple Pay pranohet në supermarketet, farmacitë, restorantet, kafiteritë, dyqanet dhe në shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt.
- Pagesat Online dhe në Aplikacione: Përdorni Apple Pay në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro për të bërë blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione ose në internet. Nuk keni nevojë të krijoni llogari apo të shkruani vazhdimisht informacione kontakti, detaje karte apo informacione transporti dhe faturimi.
Siguria dhe Privatësia
Me Apple Pay, siguria dhe privatësia juaj janë prioriteti kryesor.
Kur përdorni një kartë krediti ose debiti me Apple Pay, numrat aktualë të kartës nuk ruhen në pajisjen tuaj, as në serverat e Apple.
Në vend të kësaj, një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes krijohet, shifrohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në “Secure Element” – një çip i certifikuar, standard i industrisë, i projektuar për të ruajtur informacionin e pagesës në mënyrë të sigurt në pajisje.
Kjo siguron që transaksionet tuaja të jenë gjithmonë të mbrojtura.
Konfigurimi përmes NLB Pay
Ju mund ta shtoni kartën tuaj të NLB Bankës në Apple Wallet edhe drejtpërdrejt nga aplikacioni NLB Pay. Thjesht shkarkoni dhe kyquni në aplikacionin NLB Pay nga App Store. Pasi të hyni, do t’ju shfaqet një dritare (pop-up) që ju lejon të shtoni kartën tuaj në Apple Wallet.
Shkarkoni NLB Pay këtu.
Konfigurimi përmes Apple Wallet
Konfigurimi i Apple Pay është jashtëzakonisht i thjeshtë:
- Në iPhone-in tuaj, thjesht hapni aplikacionin Wallet.
- Prekni simbolin ‘+’ në këndin e sipërm djathtas.
- Ndiqni hapat për të shtuar kartat tuaja të kreditit ose debitit të NLB Bankës.
Pasi të keni shtuar një kartë në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro, mund të filloni të përdorni Apple Pay menjëherë në atë pajisje. Ju do të vazhdoni të merrni të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrohen nga kartat tuaja të NLB Bankës.
Apple Pay zyrtarisht i disponueshëm në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të martën ka njoftuar se shërbimi ndërkombëtar i pagesave “Apple Pay” tani është zyrtarisht i disponueshëm në Kosovë.
BQK tha se tashmë bankat dhe institucionet financiare në vend mund të lidhin kartelat e tyre me platformën “Apple Pay”, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë që të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt, përmes pajisjeve të tyre “Apple”.
“Funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi për të gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohën e nevojshme mbi bazën e marrëveshjeve të tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike” – thuhet në njoftim./Katror.info