E mërkura shënon datën e fundit kur Korporata Energjetike e Kosovës do të sigurojë energji elektrike për bizneset që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.
Nga 1 qershori, kjo korporatë ka vepruar si Furnizues i Mundësisë së Fundit, por pas 30 korrikut do të ndalojë këtë shërbim.
Kështu, pas kësaj date, të gjithë konsumatorët pa kontratë me furnizues të licencuar do të mbeten pa furnizim energjie nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit./Katror.info