katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Masat e policisë gjatë Sunny Hill Festival
    10 hours ago
    Sonte mbahet ngjarja e leximit feminist mbi historinë e histerisë dhe trupin e gruas
    13 hours ago
    OEK pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale
    13 hours ago
    Ardhja e mërgimtarëve – Të dhënat e fundit nga pikat kufitare për hyrjet në Kosovë
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Presidentja i jep Dua Lipës shtetësinë e Kosovës
    7 hours ago
    Ambasada amerikane: Krenarë që mbështetëm lansimin e Apple Pay në Kosovë
    13 hours ago
    Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë
    14 hours ago
    “Krejt e thirrin Rexhën” me premierë në Kroaci – pjesë e Brač Film Festival
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Anita Rachvelishvili – një nga zërat më të mëdhenj të operës botërore në RLIOF
    15 hours ago
    Dua Lipa dhe i fejuari i saj Callum Turner shijojnë jetën e natës në Prishtinë
    18 hours ago
    Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë
    2 days ago
    Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    4 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    4 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    6 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    2 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    5 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    21 hours ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    6 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    7 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Xhaka nënshkruan për tri vjet me Sunderlandin, ndihet krenar
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Xhaka nënshkruan për tri vjet me Sunderlandin, ndihet krenar

Last updated: 30/07/2025 1:31 PM
12 Shikime
Shpërndaje
Foto e ilustruar

Granit Xhaka është sërish pjesë e ligës më të fortë të futbollit në botë – Premier Leagues. Mesfushori 32-vjeçar të mërkurën është transferuar nga Bayer Leverkuseni te Sunderlandi, skuadra e kthyer në elitën angleze, shkruan Koha.net.

Kapiteni i Zvicrës ka firmosur për tri vjet me Sunderlandin. Është raportuar që transferimi ka kushtuar rreth 20 milionë euro.

Xhaka u largua pas dy vjetësh nga Bayer Leverkuseni. Periudha në Gjermani ishte shumë e suksesshme për të. Në vitin e parë fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë. Madje Leverkuseni e përfundoi kampionatin pa humbje të pësuar. Pos kësaj arriti edhe në finale të Ligës së Evropës. Në vitin e dytë Xhaka me Bayer Leverkusenin doli nënkampion i Gjermanisë.

Mundesh me e lexu edhe…

Aroma e shtëpisë/ Si ndikon në humorin tonë pa e kuptuar?

Por pas largimeve të shumta nga skuadra, duke përfshirë atë të trajnerit Xabi Alonso, kosovari ka kërkuar sfidë të re. Dhe ka vendosur për skuadrën e kthyer në Premier League dhe që do të luftojë për mbetje në këtë ligë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai e njeh shumë mirë kampionatin anglez. Ishte tek Arsenali nga viti 2016 deri në vitin 2023. Për Arsenalin i luajti 225 ndeshje në Premier League, ndërsa e fitoi Kupën FA dy herë. Ishte edhe kapiten i “topçinjve”.

Para Arsenalit luajti për Borussia Monchengladbachun dhe Baselin.

Te Zvicra është kapiten nga viti 2020 dhe i ka plot 137 paraqitje. Xhaka vlerësohet njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në histori.

Ai ka pasur oferta edhe nga Turqia e Arabia Saudite. Është përfolur edhe një kalim te Milani në Serie A, por vendosi për ligën më të mirë në botë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mesfushori luftarak është optimist për të ardhmen te Sunderlandi. Është po ashtu krenar.

Ai do ta mbajë fanellën me numër 34 te Sundelandi. Pritet të jetë lider i kësaj skuadre.

“Jemi të lumtur ta mirëpresim Granitin dhe familjen e tij në Sunderland. Ardhja e tij është një shtytje e rëndësishme e ambicies sonë dhe dëshirës sonë për të ndërtuar një ekip me të cilin tifozët tanë mund të jenë krenarë në Premier League. Arritjet dhe cilësia e tij nuk kanë nevojë për prezantim. Ai është lojtar i kalibrit më të lartë brenda dhe jashtë fushës. Ajo profili perfekt i lojtarit që kemi kërkuar për ekipin tonë. Mezi presim ta ndihmojmë të vendoset në Wearside dhe jemi të entuziazmuar të shohim ndikimin që do të ketë në fushë dhe në dhomën e zhveshjes së skuadrës”, ka thënë Kristjaan Speakman, drejtor sportiv i Sunderlandit.

Te Bayer Leverkuseni e kanë falënderuar dhe i kanë dëshiruar sukses Xhakës në klubin e ri. Kanë theksuar se Sunderlandi ka bërë ofertën që e kanë kërkuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024”, ka thënë drejtori sportiv i Bayer 04, Simon Rolfes. “Pranimi i kërkesës së tij urgjente për transferim është i përshtatshëm për Bayer 04 sipas kushteve dhe rrethanave të negociuara dhe është zgjidhja më e mirë për të gjithë të përfshirët. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”.

Sunderlandi është promovuar në Premier League përmes plejofit të Championshipit.  Së fundi kjo skuadër ishte në Premier League në edicionin 2016/17. Më pas luajti në kategorinë e dytë angleze e madje edhe në të tretën. Në kategorinë e tretë ishte katër vjet rresht. Pas tri vjetësh në Championship, kthehet në Premier League me synimin për të mbetur gjatë në elitë.  Te klubi anglez presin që Xhaka t’i udhëheqë në këtë mision.

Granit Xhaka ka dhënë deklaratën e parë pas kthimit te Sunderlandi në Premier League.

“Jam shumë krenar që jam këtu. Kur kam folur me klubin jam entuziazmuar dhe kam ndier energjinë dhe mentalitetin që të gjithë njerëzit këtu dhe lojtarët kanë. Është saktësisht ajo që kam dashur dhe kam ndjenja shumë të mira. Jemi kthyer aty ku ky klub duhet të jetë. Duam të qëndrojmë këtu dhe të shkruajmë historinë tonë. Ndiej se jam gati për ta ndihmuar ekipin me përvojën, por edhe me kualitetin po ashtu. Duhet të gjejmë veten tonë në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë problem i madh. Ishte kohë e gjatë për të pritur, por jam këtu dhe mezi pres të fillojmë”, ka thënë Xhaka.

Ai ka firmosur për tri vjet me Sunderlandin, që kthehet në Premier League. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Presidentja i jep Dua Lipës shtetësinë e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Aroma e shtëpisë/ Si ndikon në humorin tonë pa e kuptuar?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Masat e policisë gjatë Sunny Hill Festival
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sa mund të zgjasë hudhra nëse e ruani siç duhet?
TAGGED:Premier LeagueSPORTSporti n'KatrorSunderlandtop2Xhaka

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Artikulli i ardhshëm Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Peja bëhet qendër ndërkombëtare e xhudos: Trajnere japoneze stërvitin ekipin kosovar

21 Shikime
Sporti n'Katror

Prishtina e Ballkani synojnë raundin e tretë të Ligës së Konferencës

9 Shikime
Sporti n'Katror

Prishtina kërkon avancimin në kohën e rregullt, Larne në penallti

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?