Ditën e sotme pritet një mot i paqëndrueshëm, me alternime të shpeshta vranësirash dhe periudha me diell. Në rajonet malore ekziston mundësia për reshje të izoluara shiu.
Era do të jetë mesatare në intensitet, me shpejtësi që varion nga 10 deri në 35 kilometra në orë.
Temperaturat minimale parashikohen të jenë ndërmjet 13 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 28°C./Katror.info