Filmi “Man of the House”, me regji nga Andamion Murataj, do të ketë premierën e tij në garën zyrtare të Festivalit të Filmit në Sarajevë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në rajon, shkruan Katror.info.
Ky film është një bashkëprodhim ndërkombëtar mes Shqipërisë, Italisë, Austrisë, Kosovës, Kroacisë dhe Greqisë, me kompaninë Thumbs Up si një nga bashkëprodhuesit kryesorë dhe me mbështetjen e Eurimages.
Në Kosovë, projekti është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me Ismet Sijarinën në rolin e producentit.
“Man of the House” pritet të shënojë një fillim të fuqishëm në udhëtimin e tij ndërkombëtar, duke konkurruar në festivale të tjera prestigjioze pas Sarajevës./Katror.info