Dy nga afrimet më të bujshme të Juventusit këtë verë janë Jonathan David dhe Edon Zhegrova, të cilët rikthehen të luajnë bashkë pas eksperiencës së suksesshme te Lille.
David, që iu bashkua bardhezinjve si transferim i lirë, foli me superlativa për yllin kosovar, i cili u zyrtarizua në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë.
“Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, me një këmbë të majtë fantastike dhe driblim të shkëlqyer. Ai është një blerje e madhe për Juventusin,” tha sulmuesi kanadez.
Ai theksoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e fortë.
“Te Lille kemi pasur gjithmonë një lidhje të mirë, brenda dhe jashtë fushës. Kjo do të na ndihmojë shumë edhe këtu te Juventusi”, ka theksuar David.
Deklarata e tij konfirmon pritshmëritë e mëdha që bardhezinjtë kanë për Zhegrovën, i cili pritet të sjellë kreativitet, asistime dhe fantazi në repartin ofensiv të skuadrës italiane. /RTK/Katror.info