Kosova ka shënuar një fundjavë të suksesshme sportive me gjithsej 28 medalje të fituara në dy gara të rëndësishme ndërkombëtare.
Në Kampionatin Ballkanik të Xhudos, i mbajtur në Pejë për herë të tretë, xhudistët kosovarë u nderuan me 13 medalje: 6 të arta, 6 të argjendta dhe 1 të bronztë, shkruan Katror.info.
Ndërsa në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Spanjë, karateistët kosovarë arritën të sigurojnë edhe 15 medalje: 7 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.
Në total, sportistët kosovarë u ngjitën 28 herë në podium gjatë kësaj fundjave, duke konfirmuar nivelin konkurrues në arenën sportive ndërkombëtare.
Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se këto rezultate dëshmojnë progresin e vazhdueshëm të vendit në sportet luftarake:
“Përkushtimi i sportistëve kosovarë po e çon Kosovën në majat e sportit ndërkombëtar.”/Katror.info