Ekspozita vjetore e Fakultetit të Arkitekturës 2025 hapet sot, duke sjellë në fokus punimet më të spikatura të studentëve gjatë vitit akademik 2024–2025.
Ky aktivitet synon të reflektojë përkushtimin e mësimdhënësve si dhe krijimtarinë dhe zhvillimin profesional të studentëve, duke sjellë një panoramë të gjerë të ideve dhe vizioneve që formësojnë të ardhmen e arkitekturës.
Ekspozita do të hapet më 15 shtator 2025 nga ora 11:00 në katin e parë të Fakultetit të Arkitekturës në UP. /RTK/Katror.info