Pas 26 miljeve nëpër rrugët e Tokios, maratona e meshkujve në Kampionatin Botëror të Atletikës dhuroi një fund dramatik.
Tanzaniani Alphonce Felix Simbu fitoi me vetëm tre të qindtat e sekondës ndaj gjermanit Amanal Petros, duke u bërë kështu kampioni i parë botëror në histori për Tanzaninë.
Të dy atletët përfunduan garën me kohën 2:09:48, por Simbu ishte një hap më përpara në hyrje të stadiumit kombëtar të Japonisë.
Ky është titulli më i madh në karrierën e 33-vjeçarit, i cili më parë kishte fituar bronz botëror në Londër 2017 dhe dy herë kishte mbyllur garat në vend të dytë – në maratonën e Bostonit këtë vit dhe në Lojërat Commonwealth 2022.
Medaljen e bronztë në Tokio e fitoi italiani Iliass Aouani, me kohën 2:09:53./RTK/Katror.info