Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK), në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), do të organizojë këtë të shtunë, më 20 shtator, testimin për të gjithë trajnerët e kategorive të reja.
Testi do të mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00. Të gjithë trajnerët që synojnë të udhëheqin ekipet e reja për sezonin 2025/26 janë të obliguar të marrin pjesë.
Mosprezenca në testim do të pamundësojë automatikisht drejtimin e ekipeve në edicionin përkatës. Qëllimi i këtij testimi është identifikimi i sfidave që hasin trajnerët në punën me të rinjtë, si dhe përgatitja e seminareve të ardhshme për ngritjen e aftësive profesionale të trajnerëve në basketboll.
Nga testimi janë të liruar:
- Trajnerët që kanë përfunduar kursin FIBA Europe FECC.
- Trajnerët mbi moshën 60-vjeçare.
- Trajnerët që punojnë me nivelet seniore (Superliga, Liga 1, Liga 2, Ligat e Femrave Seniore) dhe që nuk janë të angazhuar me kategori të reja.
/Katror.info