- Shkruan: Nexha Gjema
Në një kohë kur jemi të bombarduar çdo ditë me lajme të rënda, krizë, negativitet e frikë, Katror më ka dalë si një frymëmarrje ndryshe. Për tre vite rresht, ata na kanë kujtuar se lajmet nuk duhet të jenë vetëm barrë, por mund të jenë edhe shpresë, frymëzim dhe energji pozitive për shoqërinë tonë.
Kam përshtypjen se Katror nuk është vetëm portal, është një filozofi: me zgjedhë të mirën, me i dhanë hapësirë suksesit, me e vlerësu arritjen, me e shpërnda dritën.
Dhe kjo nuk është punë e lehtë, sepse kërkon vullnet, përkushtim e vizion për të parë përtej zhurmës së përditshme.
Për mua personalisht, lajmet e Katrorit janë një kujtesë e përditshme që shoqëria jonë ka shumë arsye për krenari dhe besim. Se krahas sfidave, ka njerëz që krijojnë, që ndihmojnë, që arrijnë, që inspirojnë.
Dhe është e drejtë që edhe këto histori të tregohen. Në 3-vjetorin e tyre, dua me i urue veç një gjë: me vazhdu edhe më tutje me na e kujtu se lajmet e mira nuk janë përjashtim, janë pjesë e realitetit tonë. Faleminderit që na e sillni këtë dritë çdo ditë. Urime 3-vjetorin, Katror!