Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri që premton të bëjë bujë.
Kënga më e re e saj titullohet “All Natural” dhe do të publikohet zyrtarisht më 24 shtator.
Përmes rrjeteve sociale, Rita ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca të shkurtëra nga kënga, të cilat kanë ngjallur menjëherë entuziazëm dhe reagime pozitive nga fansat anembanë botës.
Me një ritëm tërheqës dhe një stil modern, kënga pritet të jetë një tjetër sukses në repertorin e saj të pasur muzikor.
Rita Ora vazhdon të dëshmojë pse është një ndër emrat më të dashur dhe më të suksesshëm në industrinë muzikore globale.
Me stilin e saj unik, karizmën në skenë dhe vokalin kumbues që e karakterizon, ajo mbetet një ambasadore e denjë e muzikës shqiptare në botë./Telegrafi/Katror.info