Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari do të luajnë ndaj yjeve të Bayern Munchenit.
Tre futbollistët kosovarë luajnë për Hoffenheimin që të shtunën nga ora 15:30 e pret Bayernin. Kjo ndeshje do t’i takojë xhiros së katërt të Bundesligës.
Sulmuesi Asllani është futbollisti më në formë te Hoffenheimi aktualisht. Ka tri gola e një asistim. Formën e mirë Asllani shpreson ta vazhdojë edhe ndaj Bayernit.
Bayerni është lider me nëntë pikë. Ka fituar tri ndeshjet e deritashme, kurse të mërkurën fitoi 3:1 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Hoffenheimi ka gjashtë pikë në vendin e gjashtë.
Bavarezët e Bayernit janë të pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit në udhëtim. Ekipi i drejtuar nga trajneri Vincent Kompany është kampion në fuqi i Gjermanisë.
Nënkampioni, Bayer Leverkuseni, të dielën nga ora 17:30 e pret Borussia Monchengladbachun.
Leverkuseni, që tashmë drejtohet nga trajneri danez, Kasper Hjulmand, është në vendin e dhjetë me katër pikë, shkruan Koha.net.
Të dielën nga ora 19:30 luan Borussia Dortmundi ndaj Wolfsburgut.
Dortmundi në “Champions” barazoi 4:4 me Juventusin kurse në elitën gjermane renditet në pozitën e dytë me shtatë pikë./Katror.info