katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?
    14 hours ago
    Në Mes Botëve: Rebelimi Artistik i Albana Ejupit
    14 hours ago
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
    13 hours ago
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor për Kosovën
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    19 hours ago
    Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
    23 hours ago
    Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë
    23 hours ago
    Studiuesi me renome ndërkombëtare Gëzim Visoka i bashkohet Universitetit të Prishtinës
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    13 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    17 hours ago
    Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë
    21 hours ago
    Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    3 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Qendra për fëmijët me autizëm ‘ANAK’ kërkon mbështetjen tuaj
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Qendra për fëmijët me autizëm ‘ANAK’ kërkon mbështetjen tuaj

Last updated: 29/09/2025 11:24 AM
41 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Ndërsa titujt anembanë botës vlojnë me deklaratat e Donald Trump për një lidhje të supozuar mes paracetamolit dhe autizmit, në Prishtinë larg zhurmës politike dhe polemikave shkencore, Jeta Deva vijon çdo ditë punën e saj të heshtur, por jetike: mbështetjen për fëmijët me autizëm.

Për më shumë se një dekadë, Deva i është kushtuar këtij misioni që nuk njeh orar, as lodhje. Si bashkëthemeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK), ajo me bashkëpunëtorë kanë ndërtuar me durim një hapësirë ku fëmijët marrin mbështetje profesionale dhe ku prindërit gjejnë shpresë, – shkruan Katror.info.

Që nga themelimi në janar 2012, ANAK ka shërbyer si një pikë referimi dhe mbështetje e veçantë për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre. 

Mundesh me e lexu edhe…

“Ne kemi fillu duke startu në zyre të thjeshta të personave që veç na kanë japë hapësirën, edhe mjetet i kemi prodhu vetë, domethënë s’kemi pasë as plastifikues, as printerë me ngjyra, po flas edhe para se me funksionu si organizatë. Prej gazetave të ndryshme kemi pre letra në mënyrë që ato të jenë të përdorshme, vetëm që të kemi materiale për me punu dhe me stimulu zhvillimin e komunikimit të fëmijëve me autizëm. Kështu që edhe si iniciativë ka fillu me një bazë shumë të fuqishme vullnetarizmi dhe humaniteti dhe dashnie që me i ndihmu njerëzve” – tha drejtoresha ekzekutive e ANAK.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me këtë përkushtim dhe profesionalizëm, organizata ka ofruar e ofron trajtime individuale dhe trajnime për prindërit, duke i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre unike dhe të integrohen më mirë në shoqëri.

Organizata u themelua në një kohë kur autizmi në Kosovë përballej me mungesë vetëdijeje, stigmatizim dhe mungesë shërbimesh shtetërore, duke e bërë misionin e saj të përfshirjes së fëmijëve me autizëm në terapi dhe shkollim edhe më të domosdoshëm.

“Niveli i kuptimit mbi termin autizëm ka qenë pothuajse i panjohur fare, mirëpo me kohë dhe me integrim direkt të fëmijëve mrena sistemit shkollor dhe me iniciativa të ndryshme, tu taku me një prind, me një prind tjetër, kemi fillu me bë iniciativa dhe për ngritje të vetëdijes, ku kemi fillu me pasë edhe qasje mediale, përveç vetëdijesimit konkret që ka ndodhë tu i integru fëmijët na nëpër shkolla dhe kur bashkëmoshatarët veçse janë familjarizu me një gjendje tjetër edhe që nuk është e zakonshme dhe tipike” – tha ajo.

Që nga themelimi, ANAK prioritet ka cilësinë e terapisë individuale, duke u fokusuar në metoda të bazuara shkencërisht që matin progresin dhe ndihmojnë fëmijët të zhvillohen me hapa të vegjël e të qëndrueshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Na bazohemi në parimet e terapisë së analizës dhe aplikimit të sjelljes edhe sjelljes verbale, që është ‘Applied Behaviour Analysis and Verbal Behaviour’  edhe janë metodat më të matshme shkencore deri më tani që me matë progresin, edhe me u bo me hapa të vegjël intervenimi, duke u përdorë shpërblimi me i motivu fëmijët. Për mbi 500 fëmijë i kemi ndihmu me seanca terapeutike, rreth 300 fëmijë me autizëm kanë zhvillu komunikim verbal te na, domethënë ka mbi 200 të cilët i kanë thënë fjalët e para” – u shpreh ajo.

Kjo punë nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e prindërve, të cilët kanë besuar në ANAK dhe kanë kanë treguar vendosmërinë për të përcjellë këshillat profesionale edhe në familjet e tyre.

“Bashkëpunimi me prindërit është faktikisht çelësi dhe është arma më e fortë që na e përdorim për me funksionalizu suksesin. Prindër që qëndrojnë në seanca edhe ne gjithmonë e kemi promovu angazhimin e prindit dhe observimin e tyre në seanca që detalet e terapisë dhe të sjelljeve në momente të caktume, m’i internalizu dhe të njëjtat me i vazhdu në shtëpi” – tregon ajo.

“Qaq shumë vullnet na ka bo me vazhdu dhe me i mbijetu edhe krizave të vazhdueshme  financiare edhe padrejtësive të sistemit, edhe kur fëmijët kemi tentu m’i integru në për shembull nëpër shkolla të rregullta apo në kopshte ku ata e kanë vendin” – shtoi tutje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithëse, organizata përballet vazhdimisht me sfida të mëdha. Mbështetja institucionale mbetet e kufizuar dhe shpesh e vonuar dhe shumë prej shërbimeve ofrohen ende nga stafi në mënyrë vullnetare.

“Edhe pse prej fillimit kemi vazhdu me funksionu pa marrë parasysh rreziqeve dhe jostabilitetit financiar, mungesës, gjërave bazike si qiraja, që qëndron ende, për një shërbim ku fëmijët duhet me pas një vend, të sigurum, mjetet  pedagogjike, gjërat e paparashikume, respektimi i pushimeve të lindjes brenda stafit, që është dashtë gjithmonë edhe në krizë financiare me i respektu” tha Deva.

“Megjithatë, ne jemi pjesërisht të mbulum, si me Ministrinë e Drejtësisë tash, komuna me pritje të gjata, për shembull me ka pesë muaj pritje për rishpallje tjetër ose për vendim tjetër, të gjitha këto e dërmojnë edhe e rrezikojnë nonstop një shërbim që është i domosdoshëm dhe që nuk ekziston prej institucioneve publike. Prindërit gjithmonë duhen të ballafaqohen vetë me kontribute të terapisë, të paguajnë asistentë për integrimin e fëmijëve tyre. Aplikojmë në thirrje, ajo procedurë shkon me muaj, ndodh që nuk përgjigjen me muaj edhe nuk japin arsyetime se ku e ke pasë defektin, që të ka vlerësu me shumë më pak buxhet sesa ka qenë e nevojshme për me i realizu ato aktivitete” – u shpreh drejtoresha.

Pa këtë mbështetje, shumë fëmijë me autizëm mund të mos kenë qasje në terapitë dhe asistencën që u nevojiten për zhvillimin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është shumë e dhimbshme që organizatat e luajnë një rol zëvendësues për një shërbim edhe të cilit duhen me qenë lypsarë dhe tu luten si organizatave, si individëve, veç në mënyrë që të gjejnë mbështetje dhe kompensim për rastet që mas pari nuk munen me kontribu për seanca. Jo m’u frikësu që ti mos me pas mundësi që për shembull rrymën me pagu, sepse s’ke mbështetje dhe ti duhesh veç prej të hyrave esenciale të prindërve me i pagu edhe nevojat bazike, fundamentale të një shërbimi të domosdoshëm që mungon” – tha ajo.

“Duke e marrë parasysh edhe një studim që e kemi bo në vitin 2013, duke e përfshi edhe (studime tjera) pas Covid-it e në vazhdimësi, numri i nanave të papunësume është mbi 90%,  për shkak që ka edhe raste që janë me dy fakultete, kanë pasë punësime, kanë ndërpre shkollimin tu drejtu me i ndihmu fëmijës të vet. në mungesën e qendrave ditore, që qëndron një fëmijë ose kopshteve të cilat munden me mbështetë pa pasur nevojë për prindin me qenë aty. Prandaj, na duhet shumë me mendu që me i mbështet dhe prandaj edhe ka nevojë mbështetje financiare që mi pas mundësitë që me e rrit shërbimin, kualitetin jetësor, shëndetin mental” – vazhdoi tutje.

Organizata vazhdon të punojë pa u ndalur, e motivuar nga çdo sukses i fëmijëve që ndihmon, por për të arritur qëllimet e saj mbështetja e jashtme është jetike.

“Ne si organizatë jemi mundu dhe mundohemi që pa marrë parasysh çfarë sfida të bëjmë edhe kampanja të ndryshme me piktura me aktivitete të ndryshme që në mënyrë jo viktimizuese me i mbledhë fonde dhe me i mbështetë krejt këto raste të cilat janë më së shumti me vështirësi socio-ekonomike” – u shpreh ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Krejt këto luftëra interesante që ndodhin, po them lufta është sfida me çu deri në fund edhe fëmija me pas rezultat të prekshëm, krejt këto janë që e bëjnë stafin aq të fuqishëm. Ne kemi nevojë për solidarizim të komunitetit, se për secilin mundet me qenë ose ka mundësi që në mënyrë sistematike, shumë pak, por për një prind mundet me qenë shumë” – vazhdoi Deva.

ANAK synon të informojë institucionet dhe shoqërinë mbi origjinalitetin e personave me autizëm, talentet e tyre unike, nevojat për shërbime dinjitoze, dhe për të avokuar mbi pabarazinë e të drejtave të tyre.

Çdo ndihmë, qofshin burime financiare, vullnetarizëm apo mbështetje materiale, mund të bëjë ndryshimin për një fëmijë dhe familjen e tij.

Ndihmo fëmijët me autizëm duke dhënë donacion në këtë numër të xhirollogarisë:

  • Emri i bankës: ProCredit Bank
  • Adresa e bankës: Prishtinë
  • Numri i llogarisë: 1180003412000197
  • Emri i llogarisë: Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë – ANAK
  • IBAN: XK05
  • Kodi SWIFT: MBKOXKPRXXX

Gjithashtu, nga 30 shtator 2025, të gjithë të interesuarit mund të japin donacione për ANAK në të gjitha pikat e Western Union dhe Union Net.

Procedura:

  1. Kliko butonin Kontribo
  2. Zgjedh shumën
  3. Me kodin e gjeneruar depono paratë në Western Union – Union Net./Katror.info.

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    AMC me “Let’s Dance” vazhdon misionin e saj humanitar
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Edicioni i 10-të i SFK: Kosova në Qendër të Open Source dhe AI
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Tre vjet Katror: Si është të bësh gazetari konstruktive në Kosovë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Federata e Basketbollit të Kosovës lanson projektin vizionar “Basketbolli 3.0”
TAGGED:ANAKAsociacioni Nacional i AutizmitAutizmiDonald TrumpFemijetjeta devambeshtetjembeshtetje financiareorganizataparacetamolTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bad Bunny do të performojë në SuperBowl
Artikulli i ardhshëm Hapet ura më e lartë në botë në Kinë!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora

27 Shikime
Lajme të mira

Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s

18 Shikime
Lajme të mira

Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë

26 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?