Në një zhvillim të papritur në Kuvendin e Kosovës, deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë votuar për Nenad Rashiqin nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë si nënkryetar të Kuvendit. Lajmin e raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar që votimi për nënkryetarin serb të vazhdojë me short, duke kritikuar përfaqësuesin e deputetëve serbë, Igor Simiqin nga Lista Serbe, për refuzimin e tij për ta propozuar Rashiqin.
Procesi i votimit përfundoi me 71 vota pro, duke siguruar kështu zgjedhjen e Rashiqit në këtë pozicion./Katror.info