Meta po ndërpret mbështetjen për aplikacionin Messenger në kompjuterët Windows dhe Mac.
Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të përdorin versionin e Facebook për të vazhduar bisedat në desktop.
Përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit sapo të fillojë procesi i mbylljes dhe do të kenë një periudhë 60-ditore për të vazhduar përdorimin e Messenger përpara se aplikacioni të mbyllet përfundimisht.
Meta këshillon që të ruhet historiku i bisedave përpara se aplikacioni të zhduket, pasi në të kundërt, të gjitha bisedat do të humbasin përgjithmonë.
Gjithashtu, aplikacioni i Messenger për desktop nuk është më i qasshëm në App Store, duke sinjalizuar mbylljen e plotë të platformës për përdoruesit e kompjuterëve. /AP/Katror.info