Si proces ka filluar në muajin e kaluar, pas 11 vjetëve. E regjistrimi i popullsisë është në ditët e fundit.
Në disa prej komunave tashmë vetëm se ka përfunduar, kurse në Komunën e Prishtinës po vazhdon edhe më tutje.
Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës deklarojnë se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të problemeve që kanë pasur në rekrutimin e stafit të regjistruesve.
E, po ashtu, edhe për faktin që kryeqyteti ka numër më të madh të banorëve, dhe ky proces është më i gjatë, raporton koha.
Momentalisht në Komunën e Prishtinës janë regjistruar rreth 165 mijë qytetarë dhe 39 mijë ekonomi familjare.
Deri nē fund të procesit pritet të rritet ky numër në 300 mijë./koha