Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Berlinit.
Ambasada e Republikës së Kosovës njofton se fjalimi i znj. Osmani zhvillohet në kuadër të serisë prestigjioze të fjalimeve të personaliteteve evropiane, “Humboldt-Rede zu Europa”, dhe ka temën: “Mbrojtja e Demokracisë në Shekullin e 21-të: Mësime nga Republika më e Re e Evropës”.
Ky aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për promovimin e vlerave demokratike dhe dialogut me institucionet akademike dhe politike evropiane./Katror.info