Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka njoftuar me kënaqësi hapjen e linjës së re direkte Lyon–Prishtinë, e cila do të operohet nga kompania ajrore EASYJET, me fluturimin e parë më 28 tetor 2025.
Ky fluturim i ri shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve. Falë kësaj linje, udhëtimi midis Prishtinës dhe Lyonit zgjat vetëm dy orë, duke lehtësuar kontaktet me diasporën dhe duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi.
Ambasada shpreh mirënjohje për të gjitha institucionet dhe partnerët që kontribuan në këtë arritje, veçanërisht për z. Roger Forneris, Konsull Nderi i Kosovës në Lyon, dhe Shoqatën “Iliria”, për mbështetjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm./Katror.info