Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot nga ora 14:00. Në këtë mbledhje të Kryesisë do të ketë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit, si dhe diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për tri komuna.
“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e përcjellë nga Kuvendi i Kosovës./RTKlive/Katror.info









