Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka shpallur listën e projekteve fituese të konkursit për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, thirrje kjo e hapur më 22 maj 2025.
Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 126 projekte filmike në 11 kategori të ndryshme. Përzgjedhjen e projekteve e ka bërë një juria profesionale, e përbërë nga: Gentian Koçi, Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Soňa Morgenthalová dhe Visar Morina; Dea Gjinovci, Eneos Çarka, Iber Deari, Sevdije Kastrati dhe Shpëtim Selmani; si dhe Hassan Oswald, Roshanak Behesht Nedjad, Soňa Morgenthalová, Visar Morina dhe Sevdije Kastrati për kategorinë Post-Produksion.
Pas vlerësimit nga juria, Komisioni financiar në përbërje të Ilir Gjocaj, Fitim Shala dhe Virgjina Peja ka miratuar mbështetjen për gjithsej 48 projekte filmike.
🔗 Lista e plotë e projekteve fituese gjendet këtu: Lista e Fituesve 2025
Sipas rregulloreve të QKK-së, aplikuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë mbi këtë vendim brenda 8 ditëve nga data e publikimit të rezultateve. Ankesa duhet të dorëzohet fizikisht në QKK dhe gjithashtu të dërgohet në adresën zyrtare: [email protected].
QKK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për aplikimin dhe i inkurajon të aplikojnë në thirrjet e ardhshme./Katror.info









