Në takimin e Grupit Punues të Komitetit Evropian të Rajoneve për Kosovën, Ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav, nënvizoi se rreth 70% e reformave që lidhen me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të zbatohen nga komunat.
Orav theksoi se roli i pushtetit lokal është thelbësor për avancimin e procesit të zgjerimit, duke shtuar se mbështetja e BE-së për zhvillimin në nivel lokal do të vazhdojë.
Ky takim mbledh përfaqësues nga komunat dhe institucionet lokale, me qëllim të koordinimit dhe avancimit të reformave që lidhen me integrimin në BE./Katror.info









