Në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës, qytetarët e Prishtinës tani mund të shfrytëzojnë oraret dhe linjat rajonale që janë tashmë në funksion.
Ky sistem i ri i transportit synon të ofrojë një shërbim më të rregullt, lidhje më të lehta dhe një qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e kryeqytetit.
Kryeqyteti është duke modernizuar transportin publik për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, duke përfshirë oraret, stacionet dhe drejtimet e secilës linjë që operon.
Ky sistem do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të udhëtimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët e Prishtinës.
Në njoftimin e fundit nga Komuna e Prishtinës, janë shpërndarë grafikët që përmbajnë informacionin mbi oraret e qarkullimit dhe stacionet ku do të ndalen linjat rajonale./Katror.info









