Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton se me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
MKRS ka njoftuar se ky institucion qendror i artit pamor po i nënshtrohet rinovimit dhe restaurimit të plotë, ndërsa po krijohen edhe hapësira të reja për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit.
“Ky investim siguron që Galeria të mbetet një qendër funksionale, e denjë dhe gjithnjë më e hapur për artistët dhe publikun”, njofton MKRS. /Katror.info










