Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në operim dhe aktualisht operon me kapacitet prej rreth 290 MWh.
Operimi i kësaj njësie u ndal më 26 tetor, si rezultat i rrjedhjeve në kaldajë. Sipas KEK-ut është e rëndësishme të theksohet se edhe operatorët e tjerë të sektorit energjetik në vend përballen me defekte të natyrave të ndryshme teknike, madje edhe në baza ditore./Katror.info



 
			



 
                                
                             

