Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar javën e kaluar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Kirklareli të Turqisë, në kuadër të përpjekjeve për ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim akademik.
Sipas marrëveshjes, të dy universitetet do të rrisin bashkëpunimin në trajnime, kërkime shkencore, zhvillim institucional, sigurimin e cilësisë dhe shkëmbimin e informatave. Memorandumi parashikon gjithashtu shkëmbim studentësh dhe profesorësh në të tri nivelet e studimeve – bachelor, master dhe doktoratë – si dhe realizimin e projekteve hulumtuese të përbashkëta, seminareve, kurseve trajnuese dhe konferencave.
Në takimin paraprak nënshkrimit, drejtuesit e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe zotuan për zbatimin me përkushtim të të gjitha pikave të memorandumit. Dokumenti u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, dhe rektorja e Universitetit Kirklareli, prof. Rengin Ak.
Universiteti Kirklareli ofron programe studimi në fusha të ndryshme, përfshirë ekonomi, teknologji, inxhinieri, turizëm, drejtësi, mjekësi dhe arkitekturë, duke pranuar çdo vit mbi 20 mijë studentë të rinj./Katror.info



			



                               
                             



