Federata e Basketbollit të Kosovës vazhdon të përfaqësohet me sukses në garat evropiane.
Komesari i Garave i FBK-së, Faton Kurshumlija, sot do të jetë pjesë e një ndeshjeje tejet të rëndësishme në EuroLeague Women, ku Galatasaray pret Flammes, në një duel vendimtar për fazën e grupeve.
Ndërkohë, gjyqtari kosovar Elldin Uglari nesër do të gjykojë përballjen mes Tresnjevka dhe Zabiny Brno në kuadër të EuroCup Women, që zhvillohet në Zagreb.
Ky është një tjetër dëshmi e rritjes së prezencës dhe besimit që institucionet evropiane të basketbollit kanë ndaj zyrtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës/Katror.info











