Komisioni Evropian ka miratuar Raportin e Progresit për vitin 2025, që për Kosovën konstaton progres të kufizuar e stagnim.
Shkak kryesor është përçarja e skenës politike dhe ngërçi institucional. Komisioni Evropian mbetet gati të përpilojë mendimin për statusin e vendit kandidat për Kosovën, por i duhet mandati nga vendet anëtare.
Heqja e masave ndaj Kosovës kushtëzohet me transferimin e pushtetit lokal në veri.
Të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen edhe nga Kosova edhe nga Serbia./KOHA/Katror.info











