Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ekipi i mjekëve realizoi me sukses një ndërhyrje të ndërlikuar kirurgjikale, duke larguar një tumor mediastinal me përmasa rreth 16 centimetra.
Pacientja F.D. (1956) ishte diagnostikuar më herët dhe konsiderohej rast delikat, për shkak të afërsisë së tumorit me strukturat vitale të gjoksit. Pas ekzaminimeve të detajuara, operacioni u krye me asistencë nga mjekët e Klinikës së Anestezionit dhe me mbështetjen e stafit infermieror dhe profesionistëve të tjerë të klinikës.
Tumori u largua plotësisht, ndërsa pacientja po shërohet mirë dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor./Katror.info











