Një ditë para ndeshjes vendimtare me Zvicrën, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfaqësuesja e Kosovës ka nisur stërvitjet përgatitore, raporton Ekonomia Online.
Sipas orarit zyrtar, konferenca e parë për media e kombëtares sonë mbahet në orën 12:45, ndërsa konferenca e dytë është planifikuar për orën 15:45, ku pritet të flasin trajneri dhe disa nga lojtarët kryesorë.
Tifozët janë në pritje të një paraqitjeje të fortë nga Dardanët në këtë përballje të rëndësishme, e cila zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova vjen në këtë duel pas fitores historike ndaj Sllovenisë me rezultat 2-0, duke siguruar vendin në ‘play-off’-in e Botërorit të ardhshëm. Zvicra, nga ana tjetër, pothuajse ka siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026.
Stërvitjet e kombëtares sonë zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku konferenca për media do të mbahet në orën 12:45. Ndërkaq, përfaqësuesja zvicerane stërvitjen e zhvillon në orën 17:00, pas konferencës për media që mbahet në orën 15:45.
Të gjitha aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në pritje të një ndeshjeje emocionuese për tifozët kosovarë./Katror.info











